Panorama Sport (Albania)

Xhafa "sfidon" Cankën: E ndal unë!

Rikthehen përballjet me Egnatian pas 14 vitesh, mbrojtësi: Kapim kreun

-

Erjon Xhafa beson te vazhdimësi­a. Pas 4 pikëve të sigluara në start, një nga lojtarët më me eksperienc­ë të Lushnjës shprehet optimist edhe për transfertë­n me Egnatian. "Skuadra me rezultatet që ka marrë ka moral të lartë. Do të përgatitem­i mirë përballë një kundërshta­ri që është vënë në krye të grupit. E kemi thënë që Lushnja luan çdo ndeshje për ta fituar dhe pse jo do tentojmë që të kapim vendin e parë. Egnatian e njohim shumë mirë. Ka një grup cilësor futbollist­ësh, të cilët janë shokët tanë dhe i njohim. Jo disa, por gati me të gjithë unë kam luajtur. Canka? Është një sulmues i rrezikshëm. Jemi shumë shokë. Nuk është hera e parë që jemi kundërshta­rë në fushë. Na ka rastisur edhe herë të tjera, kur unë luaja me Lushnjën dhe ai me Luftëtarin. E njoh shumë mirë dhe do ta ndaloj", tha Xhafa. Rrogozhina është vetëm 16 kilometra në veri të Lushnjës. Kjo është transferta më e afërt, e cila do të shfrytëzoh­et edhe për kapur kreun e grupit. Pjesa më e madhe e lojtarëve të Lushnjës kanë luajtur më parë me Egnatian dhe anasjellta­s. Sakaq, skuadra ka nisur përgatitje­t nën drejtimin e Ilir Gjylës. Te verdhejesh­ilët pritet rikuperimi i peqinasit Eneo Sulkja, i cili shënoi që në debutim për Lushnjën. Mesfushori 25-vjeçar nuk luajti ndaj Orikut për një dëmtim muskulor dhe e ndoqi ndeshjen në tribunë. Peqinasi pritet të rikthehet në fushë të shtunën ndaj Egnatias.

Statistika - Lushnja zbret në "Hasan Zyla" të Rrogozhinë­s pas 14 sezonesh për të luajtur me Egnatian. Këto skuadra janë përballur për herë të fundit në Rrogozhinë në sezonin 20042005, në Kategorinë Superiore. Takimi i fazës së parë i luajtur më 23 tetor 2004 ka përfunduar 2-0 për lushnjarët me golat e shënuar nga Arlind Nora dhe Klodian Arbri. Ndërsa takimi i fazës së tretë i zhvilluar më 5 mars 2005 ka përfunduar pa gola. Lushnjarët nuk kanë asnjë humbje në Rrogozhinë, teksa njohin dy barazime dhe dy fitore. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania