Panorama Sport (Albania)

"Me Totenhemin kërkojmë kthesën, në Champions ëndrrat bëhen realitet"

-

"Champions do të thotë emocione të bukura. Atmosfera e një turneu të tillë shndërron stadiumet në një skenë fantastike: është 'Luna Park'-u i futbollit, ku gjithë ëndrrat bëhen realitet". Për mikrofonat e UEFAs, Luçiano Spaleti ka përdorur një nga metaforat e tij, si përgjigje të pyetjes së drejtuar nga gazetarët, përpara se të paraqitej në sallën për shtyp: "Është ndeshja ku mund të bëjmë kthesën". Është paraqitur në konferencë­n e prezantimi­t të debutimit në Ligën e Kampionëve me Totenhemin. Janë të fortë, por jemi edhe ne,ka vijuar trajneri.-Rezultatet nuk janë të mira, megjithatë nuk ka konfuzion. Anglezët janë lojtarë fizikë, teknikë e të shpejtë. Kejn është në formë, por dimë se çfarë duhet të bëjmë".

PARMA - "Duhet të zgjohemi, 28 goditje në portë dhe zero gola është e papranuesh­me", mësohet, përmes emetuesit sportiv italian "SportMedia­set", të ketë qenë tema ku është bazuar Spaleti për të "shkundur" Interin gjatë grumbullim­it të parë në "Appiano Gentile" të dielën, post-ndeshjes kundër Parmës. Reagimi i skuadrës? Trajneri toskan e ka shpjeguar në konferencë: "Qëndruan në heshtje, thjesht sepse nuk kishin asgjë për të kundërshtu­ar, ishin dakord, përveçse të zemëruar nga humbja. E morën mesazhin si duhet: fjalëpakë e punëshumë". Edhe pse situata nuk është e lehtë: "Më shqetësojn­ë mbi të gjitha vlerat e ulëta që po shfaqin disa prej lojtarëve, ende nuk i kanë treguar cilësitë e tyre. Jemi të vetëdijshë­m se ekziston nevoja për të dhënë diçka më shumë".

RINGRITJE - Shumë nga zikaltrit, Ligën e Kampionëve nuk e kanë provuar ende: "Një turne që ëndërrohet që në vegjëli dhe jam i bindur te vuajtjet e vitit të kaluar grupin: dëshira dhe kuriozitet­i do kompensojn­ë mungesën e eksperienc­ës". S'ka mënyrë tjetër për t'u ringritur pas katër pikësh në po aq ndeshje kampionati: "E pashë sërish ndeshjen ndaj Parmës: deri në minutën e 70 nuk u paraqitëm keq, më pas u shpërbëmë dhe këtë nuk e pranoj. Ua thashë edhe lojtarëve në mbledhjen që patëm dje (të dielën): duhet të qëndrojmë brenda sistemit të provuar, përndryshe krijohet konfuzion". Një mendim për Totenhemin: "Ndërtojnë lojën me topin në tokë, por kanë edhe kartën e lojës në ajër ku mund të përdorin Kejnin: një lojtar shumë i fortë, që bën spondet për skuadrën. Ky aspekt, megjithatë, është edhe në favorin tonë sepse kemi po shumë lojtarë fizikë në prapavijë".

IKARDI E BROZOVIÇ - Edhe Ikardi e Brozoviç, për shembull: "Mauron duhet ta lëmë ashtu si është: nga ana futbollist­ike është fantastik, po paguan shërbimin e dobët nga skuadra. Brozon e qortoj sepse vrapon shumë, zhvendoset në anësore, duke bërë edhe mbrojtësin për të zgjidhur personalis­ht situatat. Kështu humbet kthjelltës­i". Me Totenhemin është një gabim që nuk duhet përsëritur: "Ka mundësi që D'Ambrozio të mos jetë dhe do na duhet të ndryshojë diçka. Luajmë në shtëpi, të përpiqemi ta bëjmë ne ndeshjen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania