Panorama Sport (Albania)

Kejn sfidon Interin: Dua t'i shënoj disa gola

Kapiteni i "Spërsave": Të përmbysim situatën dhe të fitojmë

-

Herri Kane ka hedhur pas shpine shqetësime­t lidhur me formën e tij në prag të debutimit sezonal të Totenhemit në Ligën e Kampionëve kundër Interit, i parashikua­r për sot në orën 18:55.

25-vjeçari ka shënuar dy gola në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Kampionati­n anglez, teksa në humbjen e së shtunës ndaj Liverpulit kaloi një pasdite të "qetë". Kjo, sepse sulmuesi mezi pret të rinisë të tundë rrjetat, aq më tepër nëse mbajmë parasysh shifrat e sezonit të kaluar kur ai realizoi një total prej 41 golash në të gjitha kompeticio­net ku u aktivizua. Pavarësish­t nga një verë e zënë nga impenjimet në Botërorin rus, kapiteni i Anglisë ka theksuar se është i aftë të luajë. Lajm ky, i konfirmuar edhe nga trajneri i "Spërsave", Maurisio Poçettino, i cili tha se do të ishte një "i çmendur" nëse do të mbante sulmuesin në stol në përballjen e sotme kundër Interit.

Gati - "Njerëzit gjithmonë kanë diçka për të thënë, veçanërish­t kur një futbollist është pjesë e një ekipi të madh dhe ka detyrën për të dërguar topin në rrjetë. Si ekip, të gjithë mund të bëjmë më mirë, por si sulmues është normale që për mua të flitet pak më shumë, por ndihem i mprehtë dhe në formë, pasi, nëse nuk do të isha gati, asnjë trajner nuk do të më hidhte në fushë dhe nëse nuk do të isha menaxher, nuk do të më merrnin", - tha Kejn për britanikët e "The Sun". Bomberi e di se Poçetino e beson symbyllur dhe nuk kërkon të zhgënjejë teknikun argjentina­s, e aq më pak shokët dhe tifozët: "Trajneri beson tek unë dhe unë besoj te vetja ime. Mendoj se mund të shënoj disa gola të martën dhe më pas të

flemë të qetë".

Me fitoret ndaj Njukasëlli­t, Fulhemit dhe Mançester Junajtidi dukej se sezoni i ri për ekipin nga Londra veriore kishte nisur në mënyrën më të mirë, por humbjet ndaj

Uotfordit dhe Liverpulit ridimensio­nuan gjithçka. Kejn e ka një shpjegim, teksa premton se "Spërsat" do të rinisin të ngjallin frikë te rivalët: "Ne do të kthehemi, vjet kemi qenë një nga skuadrat më të forta

dhe do të vazhdojmë të jemi edhe këtë sezon. Askujt nuk i pëlqen të humbasë në ndeshjet e mëdha dhe tani kemi një tjetër sfidë të madhe kundër Interit. Nëse fitojmë nesër (sot), do të shtojmë ndjeshëm besimin në mundësitë tona. Kur fitojmë dhe arrijmë të ruajmë ritmin, është pjesa me e bukur e kalendarit. Personalis­ht, do të mundohem të bëj punën time dhe të shënoj sa herë të më jepet mundësia. Detyra e të gjithëve është që të ndryshojmë momentin dhe të arrijmë rezultate përsëri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania