Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T INTER-TOTENHEM

-

- Ky do të jetë takimi i pestë në Ligën e Kampioneve mes Interit dhe Totenhemit, teksa në katër ndeshjet e fundit secili nga ekipet ka fituar nga dy takime,

- Si zikaltrit, ashtu edhe "Spurs"-at, kanë fituar dy ndeshjet paraardhës­e në shtëpi, teksa asnjëra prej tyre nuk ka mundur të fitojë një ndeshje në transfertë ndaj rivalit. - Janë 19 golat e shënuar në katër përballjet e fundit mes Interit dhe Totenhemit. Zikaltrit kanë shënuar nëntë prej tyre, ndërsa anglezët dhjetë.

- Hera e fundit që Totenhemi është përballur me Interin në Ligën e Kampioneve ishte në sezonin 2010-'11 dhe ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve. Londinezët humbën 3-4 në Milano, pavarësish­t tripletës së Garet Bejlit dhe fituan në shtëpi 3-1 ndaj zikaltërve.

- Takimi i fundit mes Interit dhe Totenemit daton në sezonin në 2012-'13 dhe ishte i vlefshëm për Ligën e Europës. "Spërsat" fitonin 3-0 në "White Hart Lane" dhe mundeshin në "San Siro" 4-1. Falë golit në fushë kundërshta­re, Totenemi kalonte në çerekfinal­e.

- Interi nuk barazon në shtëpi në Ligën e Kampioneve që nga tetori i vitit 2009. Në atë kohë, zikaltrit përballesh­in me Dinamon e Kievit (2-2), teksa në 13 sfidat pasardhëse kanë humbur katër e fituar nëntë syresh.

* Pasi mori pjesë në kompeticio­n për 10 vite radhazi mes edicioneve 2002-'03 dhe 2011-'12, Interi do të luajë në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë vitesh mungesë: pritja më e gjatë për një klub, që kur turneu ka ndryshuar emër në 1992-'93 (po shtatë mes 92-'93 dhe 98-'99).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania