Panorama Sport (Albania)

Starton Champions-i, sa shumë armiq për... Realin

Nga Juventusi te Bajerni dhe anglezet, Mesi pret rikthimin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Liga e Kampionëve ndihet komode në "Santiago Bernabeu". Tri herët e fundit që ka nisur të shëtisë nëpër Europë është rikthyer shumë shpejt në Madrid. Nga Milano, Kardifi dhe Kiev, u ul sërish në vitrinat e Realit të Madridit. Kupa veshgjatë u fitua 3 herë radhazi nga madrilenët, të cilët thyen një rekord në këtë kompeticio­n dhe tani në palmaresin e tyre kanë 13 të tilla. Ato shkëlqejnë, por nuk është aq shkëlqyese situata jashtë palmaresit. Vera në Madrid ishte me lamtumira, ku Zidan dhe Ronaldo vendosën të largoheshi­n. Tani skuadrën e drejton Hulen Lopetegui, i cili ka sfidën e madhe për të ruajtur nderin europian të skuadrës. Fakti që finalja luhet në "Vanda Metropolit­ano" të Madridit e josh Realin të jetë sërish, por rrugëtimi këtë herë nuk është aq i lehtë. Rivalët janë shtuar, armiqtë që duan ta rrëzojnë nga froni janë bërë më të egër.

Real Madrid- Por le ta nisim pikërisht analizën nga Reali i Madridit dhe strategjin­ë që ka trajneri Lopetegui për të vazhduar rrugëtimin pozitiv. Sigurisht që ata janë një nga ekipet favorite, por këtë herë mungon Ronaldo. Në fakt, trajneri do të ketë si bazë skuadrën që ka fituar kaq shumë, edhe pse ka një goleador. Modriç, Kros, Benzema, Bejl, Isko, Asensio, Ramos dhe të tjerët duhet të mbushin boshllëkun e lënë nga Kristiano. Kjo skuadër e ka në ADN-në e saj këtë kompeticio­n, lojtarët transformo­hen kur dëgjojnë himnin e Ligës së Kampionëve.

Barcelona- Katalanasi­t duhet të hedhin një hap të rëndësishë­m drejt këtij trofeu. Dështimi në fazën çerekfinal­e të tri sezoneve të fundit është shumë për Mesin me shokë. Ylli argjentina­s është i fiksuar pas Champions-it ashtu si e gjithë skuadra. Valverde tani e njeh më mirë skuadrën dhe ka afruar elementë të rinj si: Artur, Lenglet, Vidal, Malkom. Këta do të shërbejnë si oksigjen për Dembele, Kutinjon, Busketsin dhe Pikenë. Për të fituar të gjashtën, hapi i parë është i vështirë: në grupe janë Totenhemi dhe Interi.

Juventusi- "Zonja" ka qenë gjithmonë një nga ekipet pretendent­e në Europë, por tani është më shumë me transferim­in e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez ka ndryshuar ekuilibrat në Europë dhe ka rritur ndjeshëm opsionet e Juventusit për të triumfuar në Europë. Me 120 golat e tij në Champions është një element i rëndësishë­m për Alegrin. Në Torino kanë fituar gjithçka në kampionati­n italian dhe tani "fiksimi" i madh është Liga e Kampionëve. Dy finale të humbura në vitet e fundit shërbejnë si motivim, ndërsa në skuadër janë afruar lojtarë të

tjerë si Kanselo, Emre Xhan etj. Bashkë me yjet si Dibala, Pjaniç dhe Kielini, ata formojnë një skuadër shumë të fortë.

PSG- Por Champions-i nuk është detyrim vetëm për Juventusin, gjithashtu edhe për PSGnë. Ka shpenzuar miliona euro për të fituar këtë trofe dhe ende nuk ia ka dalë. Me Mbapenë më të pjekur, Nejmarin dhe Kavanin, sulmi i francezëve tremb. Kilie është më i rritur tani pasi ka fituar edhe Botërorin me Francën. Tuhel ka alternativ­a të mira në skuadër si Bufon, Kehrer, Bernat dhe ÇupuMoting. Ata sigurisht që rrisin ndjeshëm cilësinë.

Bajerni- Juventusi dhe PSG-ja fitojnë në kampionate­t e tyre lehtësisht, por në Champions dështojnë. Situatë e njëjtë edhe me Bajernin. Kolosët gjermanë nuk fitojnë që prej vitit 2013. Lojtarët si Levandovsk­i, Roben, Riberi, Myler, Humels dhe Nojer janë baza e skuadrës. Niko Kovaç ka "zbritur" në Mynih për të drejtuar një skuadër plot eksperienc­ë dhe me dëshirë për të bërë histori në Europë. Vetëm Gorecka është i ri. Trajneri kroat duhet të gjejë formën më të mirë të Hamesit, i cili mund ta ndihmojë skuadrën.

Premier Liga- Meritojnë një

kapitull më vete skuadrat e kampionati­t anglez, ku Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi dhe Junajtid nuk janë lehtësisht të kalueshme. Madje, dy të parat konsideroh­en edhe favorite në këtë garë. Anglezët shpenzojnë miliarda euro dhe tani kanë detyrë që të marrin frytet e këtij investimi edhe në Europë. Pep Guardiola ka 3 vite që bën gjithçka për të përmirësua­r skuadrën e tij dhe duket se është koha e duhur për "fluturimin" final. Me filozofinë e tij nuk dështon kurrë dhe Champions-i i mungon shumë. Liverpuli dhe Jyrgen Klop kërkojnë të rikthehen

aty ku e lanë. Vjet shkuan në finale, por këtë herë duan ta fitojnë atë. Shpenzuan 195 milionë euro dhe kanë afruar lojtarë shumë cilësorë si Alison, Keita, Fabinjo apo Shaqiri. Pastaj janë edhe ekipet që mund të bëjnë ndonjë surprizë si Atletiko e Simeones, Interi i Ikardit, PSV-ja e Lozanos, Gallatasar­aj i Belhandas, Lioni i Fekirit, Ajaksi i De Jongut, Roma e Pastores, Dortmundi i Rojsit, Napoli i Insinjes, Porto e Kasijasit, Monako e Falkaos, etj. Të gjitha kanë një synim: Të shkojnë sa më lart dhe të rrëzojnë Realin. Sot fillon gjithçka. Gati? Nisu!

 ??  ?? Yjet e skuadrës së Liverpulit dhe PSG-së që do të luajnë sot ndeshjen e tretë në histori. Dy të parat janë fituar nga secila prej ekipeve.
Yjet e skuadrës së Liverpulit dhe PSG-së që do të luajnë sot ndeshjen e tretë në histori. Dy të parat janë fituar nga secila prej ekipeve.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania