Panorama Sport (Albania)

Klop: PSG favorite, por po vijnë në “Anfield”

Gjermani mbron Nejmarin për simulimet: I duhet të mbrohet

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shumë vëmendje ka marrë Inter- Toten hem, por ndeshja më e bukur e gjithë javës së parë të Champions-it pritet të jetë pa dyshim LiverpulPS­G. Përballë kryesuesit e Premier Ligës dhe nënkampion­ët e Europës kundër kryesuesve të Ligës së Parë dhe kampionëve të Francës, PSG. Salah kundër Mbapesë, Firmino kundër Kavanit, Mane kundër Nejmarit: mjafton të citosh sulmin për të kuptuar se çfarë spektakli na pret në "Anfield" sot në orën 21:00. Nuk do të jetë pa dyshim Bufon, i skualifiku­ar pas fjalëve të rënda post Real- Juve sezonin e shkuar. Mungon prej pezullimit edhe Marko Verrati. Nga ana e Liverpulit, Klop shpreson që Firmino të jetë gati pas dëmtimit në sy kundër Totenhemit, por nuk jep garanci: "Nuk e di nëse Firmino do jetë gati për nesër ( sot), por nëse ndeshja do të luhej ditën e sotme ( dje), atëherë ai nuk do të luante". Nëse braziliani nuk ia del, atëherë vendin e tij do ta zërë Starrixh, duke qenë se Solanke dhe Origi janë të dëmtuar. Trajneri gjerman, i cili do të ketë përballë kolegun që e zëvendësoi te Dortmundi, nuk i kursen elozhet: "Tuhel, një trajner i shkëlqyer. Vendim i zgjuar nga PSG për ta marrë. Me atë lloj skuadre me aq talent individual, duhet një trajner për t'i mësuar sesi të luajnë si skuadër. Ai është një nga më të mirët që unë njoh. Do të jetë e vështirë për ne. PSG është një nga favoritet, por ne duam të fitojmë. Luajmë në ' Anfield' dhe ky mund të jetë një avantazh". Shumë është sulmuar Nejmar për "aktrimet" e tij në fushë, por Klop e merr në mbrojtje: "Është një reagim normal, sepse kundërshta­rët shkojnë të gjithë tek ai. Ai duhet të mbrohet. E mirëkuptoj dhe kur rivali e ka marrë një të verdhë ai është një veprim i zgjuar".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania