Panorama Sport (Albania)

Dëmtimet, Bajerni në alarm

Leon Gorecka mbeti në tokë pas një përplasjej­e në stërvitjen e djeshme

-

Duket se Bajerni nuk ka aspak fat për sa u përket dëmtimeve. Skuadra, pasi humbi një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e parë kundër Hofenhaimi­t në "Allianz Arena", Kingslei Koman, tani duhet të mendojë edhe për katër lojtarë të tjerë. Në stërvitjen e djeshme është dëmtuar edhe Leon Gorecka. Mesfushori mbeti në tokë pasi u përplas me një lojtar të moshave, Avoudje. Ndërkohë edhe Arjen Roben me Frank Riberi nuk janë stërvitur me skuadrën, francezi kishte një problem në stomak dhe nuk ishte me grupin. Holandezi preferoi të punonte në palestër për të rikuperuar energji dhe është e sigurt që ai do të jetë në fushë nesër. Rafinja pret të rikuperohe­t, por Kovaç do të luajë me Alaban. Toliso ndërkohë do të mungojë gjatë dhe klubi po llogarit një pushim prej 5 ose 6 muajsh. Ndërsa mbrojtësit brazilian do t'i duhet më pak se një muaj para se të rikthehet sërish në fushë. Trajneri Niko Kovaç është në dilemë, pasi lista e lojtarëve që nuk janë të gatshëm është e gjatë për numrin e lojtarëve që ai ka në dispozicio­n. Kroati po mendon të rikthejë në formacion Hames Rodrigez, kolumbiani­n që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Leverkusen­it, duke shënuar edhe golin e tretë për skuadrën bavareze. Në sulm, Levandovsk­i pritet të luajë përkrah Roben dhe Gnabri, duke parë dhe formën jo të mirë të Riberisë. Ndërkohë,

Tomas Myler do të luajë pas sulmuesit polak. Në mesfushë Tiago dhe Martinez do të formojnë trekëndësh­in me Hamesin. Mbrojtja do të përbëhet me dyshen HumelsBoat­eng, dy lojtarë me shumë eksperienc­ë në kompeticio­nin europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania