Panorama Sport (Albania)

Receta e Kesit: Ta nisim nga pjesa e dytë e Sardenjës

Afrikani, i pakënaqur me veten dhe ekipin

-

Frenk Kesi ishte rekordmeni i Milanit për minutat e luajtura në sezonin e kaluar. Afrikani theu edhe rekordin e minutazhit të Andrea Pirlos, duke u bërë pjesë e historisë kuqezi, por nuk janë statistika­t apo meritat personale ato që e shqetësojn­ë. Mesfushori kërkon fitoret ekipore, duke nisur që nga kampionati, për të vazhduar në Serinë A. Pikërisht për ndeshjen e fundit ndaj Kaljarit, ku kuqezinjtë morën vetëm një pikë, 20-vjeçari deklaroi: "Ajo në Sardenjë ishte një ndeshje e komplikuar, jo vetëm për cilësinë e Kaljarit, por edhe për formën e tyre aktuale, e cila është në nivele maksimale. Falë përpjekjes në grup, arritëm të kthejmë rezultatin pjesërisht dhe u munduam deri në fund që të dilnim nga fusha me pikë të plota". Nëse te skuadra e sheh gotën gjysmë plot, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për paraqitjen vetjake. Kesi ishte i pakënaqur me atë që dha në fushë mbrëmjen e së dielës dhe analizën e takimit sqaroi: "Në dhjetë minutat e para luajta shumë i qetësuar dhe bëra gabim. Ndihem mirë dhe po stërvitem fort, nuk e di përse hasa aq shuam vështirësi, gjithsesi qëllimi kryesor është që sa herë që luaj, të ndihmoj shokët e skuadrës". I ardhur nga Atalanta një sezon më parë, mesfushori nuk arrin të gjejë shpjegim për ndeshjen ndaj Kaljarit. Hidhërimi për mungesën e pikëve të plota ishte i dukshëm tek e gjitha skuadra, me afrikanin që u mundua të arsyetojë: "Jam tej

mase i hidhëruar për mënyrën sesi shkoi ndeshja ndaj Kaljarit. Donim të fitonim dhe u munduam shumë. Tani le të ulim kokën e të punojmë dhe në takimin e radhës të mundohemi të bëjmë një paraqitje si ajo e pjesë së dytë në Sardenjë! Çdo ndeshje është një histori më vete, fiton të shtunën ndaj Juves e mbase mundesh të mërkurën ndaj

Sasulos". Komenti i fundit i Kesit kishte të bënte me Higuainin. "Rrjeta e zhbllokoi, por nuk është se ishte në krizë. Për sulmuesit është gjithnjë e rëndësishm­e që të gjejnë rrugën e golit, mëkat i vërtetë që nuk arritëm të vendosnim më shpesh Higuainin në pozita për të rrezikuar. Kjo ndeshje duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania