Panorama Sport (Albania)

Champions, Alegri terapi Juves

Tekniku i ofron zgjidhjen Ronaldos me shokë: S’duhet të fiksohemi me Ligën e Kampioneve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pa e menduar shumë dhe sidomos pa e shndërruar në fiksim", është ky mesazhi, të cilin Masimilian­o Alegri po mundohet t'i japë skuadrës në stërvitjet që paraprijnë ndeshjen e nesërme ndaj Valencias. Debutimi sezonal në Ligën e Kampioneve është një hap shumë i rëndësishë­m për pjesën e parë të kompeticio­nit, por trajneri bardhezi synon te qetësia e të tijve dhe qasja që do të duhet të kenë në përballjen e radhës. Zemër e nxehtë dhe mendje e ftohtë, është kjo mënyra, me të cilën Juvja duhet të nisë rrugëtimin e saj europian, por pa lejuar që Kupa me veshë të gjatë të shndërrohe­t në një fiksim që mund të pengojë juventinët që të arrijnë objektivin. Ardhja e Kristiano Ronaldos konfirmon dukshëm që qëllimi i torinezëve është finalja në "Vanda Metropolit­ano" të Madridit pas tetë muajsh. Merkato faranike dhe një organikë cilësore janë armët e Juventusit, por pa lejuar që pritshmëri­të të minojnë një mision, të cilin në 22 vitet e fundit çdo ekip bardhezi ka dështuar të arrijë.

Dora e Alegrit - E lehtë për t'u thënë, e tejet e vështirë për t'u bërë, por Masimilian­o Alegri punon me këto prej muajsh. Prej shtatë sezonesh, bardhezinj­të dominojnë në territorin italian, por tashmë është Europa vendi ku bardhezinj­të duan të thonë fjalën e tyre. Liga e Kampioneve është qartazi një synim, teksa ardhja e Ronaldos imponon arritjen e këtij suksesi, që do të ishte qershia mbi tortë për një klub që e nisi nga ferri i Serisë B dhe preku olimpin europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania