Panorama Sport (Albania)

Bejl ironik: Reali, më i bashkuar pa Ronaldon

"Në finale i zemëruar, ata të jurisë së golit do t i pushoja"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Golat e parë për Ronaldon në Itali dhe në Spanjë është dikush që heq një gur nga këpuca. Të jetosh përkrah asit portugez mund të jetë stresuese dhe Garet Bejl e di mirë. Njeriu që kushtoi 100 milionë euro dhe nuk arriti kurrë ta kalonte talentin e CR7. Por lamtumira e Kristianos hap horizonte të reja për skuadrën dhe, sipas uellsianit, tani ajo është më e bashkuar. "Largimi i tij e bën gjithçka pak më të ndryshme. Ndoshta pak më shumë relaksuese. Tani jemi më shumë skuadër, punojmë më shumë si grup dhe jo vetëm për një lojtar të përveçëm", thotë protagonis­ti i finales së Kievit, që i dhuroi trofeun e tretë radhazi të Champions-it Realit me një dopietë spektakola­re. Njeriu që ndau 5 sezone në "Bernabeu" me Ronaldon, tani mund të luajë letrat e tij, duke shfrytëzua­r lamtumirën e kapitenit të Portugalis­ë. Në një intervistë lëshuar për "Daily Mail", ish-talenti i Totenhemit kujton gjendjen e tij shpirtëror­e në mbrëmjen e Kievit: "Isha shumë i zemëruar, për të qenë i sinqertë. Mendoja se meritoja që të luaja titullar. Kisha shënuar në ndeshjet e mëparshme dhe ishte pamundur që ta harroja zemërimin në atë moment". I

nervozuar nga stoli nën drejtimin e Zidanit, numri 11 vinte në Kiev me 4 gola në 3 ndeshje. Por, përballë Liverpulit iu dhurua stoli për një orë. Zizu e thërret në 61' dhe e hedh në fushë me rezultatin 1- 1. Vetëm 3 minuta dhe goli fantastik me roveshatë: "Mendova edhe që ta ulja topin dhe ta luaja

në një mënyrë tjetër, por je në një situatë ku nëse të bllokojnë, atëherë duhet të provosh të bësh diçka. Sigurisht që nuk dëshiron të bëhesh qesharak, por nëse nuk i provon gjërat, atëherë ato nuk do të ndodhin kurrë". Një gol që do të kujtohet për shumë vite, pavarësish­t se nuk e fitoi çmimin e golit më të bukur të kompeticio­nit: "Më i bukur se goli i CR7? Nuk më takon mua ta gjykoj. Nuk e di se kush bën pjesë në juri, por do të më pëlqente që ta dija për ta pushuar më pas". Në fund, Bejl zbulon edhe fjalët që i tha portierit Loris Karius, fajtor me dy gabime kolosale, që i dorëzuan kupën spanjollëv­e: "Pas

gabimit te goli i dytë, shkova tek ai dhe i thashë: 'Ec përpara me kokën lart'. Gabimet ndodhin, sa keq kur vijnë në një finale. Goditja ime nuk ishte e lehtë, por ai mund ta kishte pritur". 29-vjeçari e driblon pyetjen se cili trajner është më i mirë, Lopetegui apo Zidan: "Nuk jam i sigurt nëse dua t'i

përgjigjem kësaj pyetjeje". Në fund, ai refuzon që të përjashtoj­ë një rikthim në Premier Ligë: "Ti gjithnjë dëshiron të rikthehesh në shtëpi dhe një pjesë e jotja do ta ndiejë gjithnjë mungesën. Por unë po shijoj prezencën në një prej klubeve më të mëdha dhe suksesshme të botës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania