Panorama Sport (Albania)

Inter-Totenhem, Inter-Totenhem, Kejn Kejn presion presion Ikardit Ikardit

Ikardi-Perisiç- Brozoviç, "topi" u kalon liderëve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pritet ideja, një nga ato që shënojnë sezonin dhe bëjnë të mundur daljen nga "terri". Tani për Luçiano Spaletin vjen e vështira, por ndoshta edhe pjesa më stimuluese e punës. Duhet një shpikje për të nxjerrë Interin nga balta, për të ndërtuar një skuadër ndryshe nga ajo që u imagjinua gjatë merkatos. Vështirësi­të duhen kaluar me punë, sepse me diskrimini­met arbitrale (paçka legjitime) nuk shkohet larg.

E TASHMJA DHE E ARDHMJA - Spaleti është një trajner që di të gjejë zgjedhje taktike inovative, karriera e tij është plot eksperimen­te: Toti si qendërsulm­ues, Perrota finalizues, Naingolan fantazist, moduli me "tre mbrojtës e gjysmë" e gjëra të ngjashme. Ekziston mundësia (thuajse e imponuar) që kundër Poçetinos trajneri zikaltër të mbështetet te mbrojtja me tre, duke rikthyer në fushë Mirandën e harruar pas penalltisë së shkaktuar javën e parë ndaj Sasuolos. Pjesa tjetër e formacioni­t është thuajse e ditur (dhe e detyruar), vetëm D'Ambrozio (ende me probleme) mund t'i marrë vendin Kandrevës.

TRE "SUPERHERON­J" - Momenti që po kalon Interi nuk është nga më të mirët dhe për tre "udhëheqësi­t". Humbja brenda fushe kundër Parmës pa si protagonis­të Ikardin, Perisiçin e Brozoviçin. Megjithëse protagonis­të negativë, ata "ndihmuan" në disfatën e skuadrës, jo në ringritjen e mundshme: "superheron­jtë" zikaltër dukeshin njerëzorë. Ndërsa kundër Totenhemit, kthesa duhet të nisë pikërisht nga ata, nuk mund t'u kërkohet shumë të rinjve, edhe nëse dikush mund të jetë "Ninxha". Ikardi-Perisiç-Brozoviç janë (ose më saktë duhet të jenë) vlera e shtuar e Spaletit, pritet që të luajnë një rol psikologji­k, teknik e taktik. Duhet të marrin skuadrën për dore, të jenë zemra e grupit.

KAPITEN IKARDI - Mauro Ikardi nuk kishte qëndruar pa gol në tri ndeshjet e para që prej vitit të parë te Sampdoria, kur ishte diçka më shumë se maxhoren. Më shumë se "agjërimi" nga golat, shqetëson prezenca e pakët e shfaqur në 45' e dyta të luajtura ndaj

Parmës. Në krahun tjetër qëndron vështirësi­a kronike e sulmuesit për të luajtur me skuadrën: të shtunën preku vetëm 9 herë topin dhe pasimet e kryera ishin vetëm tre. Shifra shqetësues­e që mund të harrohen vetëm kur shenja "0" të zhduket nga kutia e golave

të shënuar.

DHE DYSHJA KROATE - Lidhja me Ivan Perisiçin nuk u "ndez" asnjëherë, pavarësish­t se kroati kaloi momentin e tij më të mirë në fragmentet e para të pjesës së dytë, pavarësish­t se i mungoi vazhdimësi­a (24 topa të humbur) dhe

mbi të gjitha saktësia: 8 goditje, 2 në kuadrat. Nga Brozoviç kërkohen idetë e lojës. Ndaj Parmës nuk i tregoi: rikuperoi 12 herë topin, por gaboi po aq pasime. Kundër Totenhemit çdo gabim mund të kushtojë shumë. Nga të tre pritet një ndeshje liderësh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania