Panorama Sport (Albania)

Dabulla: Ze Maria bën protagonis­tin me Karabecin

"Skënderbeu e Partizani tregojnë sa vlen...”

- OLSI TUJANI

Mungesa e titullit në disa vite nuk e zbeh kurrsesi historinë e Tiranës. Rënia nga kategoria për herë të parë apo edhe paraqitjet aspak bindëse në start të sezonit, nuk e zhbëjnë lavdinë e 24 herë kampionëve të vendit dhe skuadrës më të titulluar. Mirëpo, kur një

Mungesa e titullit në disa vite nuk e zbeh kurrsesi historinë e Tiranës. Rënia nga kategoria për herë të parë apo edhe paraqitjet aspak bindëse në start të sezonit, nuk e zhbëjnë lavdinë e 24 herë kampionëve të vendit dhe skuadrës më të titulluar. Mirëpo, kur një prej atyre që kanë qenë pjesë e "Tironës së lavdishme", siç e cilësojnë tifozët bardheblu në dialektin e Shqipërisë së Mesme, komenton skuadrën aktuale, duket se asgjë nuk funksionon. Rezart Dabulla, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon situatën e Tiranës me ndryshimet në mbrojtje, çështjen "Karabeci" e gjithçka...

N ndes je Tirana a ndr s uar s um n end r t m"rojtjes $Atinga Beris a Imami 'a e ( r ra Turtullit+ d e a ( suar s um , Si i eni (ar to -gjed je.

Nuk e shoh pozitive. Jo vetëm ndryshimet në mbrojtje, por edhe në komplet skuadrën. Ka qenë një periudhë pak e çoroditur, sepse këto eksperimen­te duheshin bërë para se të fillonte kampionati. Duheshin saktësuar se cilët lojtarë ishin të duhurit, pasi t'i bësh këto eksperimen­te gjatë kampionati­t, do të thotë të lësh pikë rrugës, siç janë lënë. Mungesa e testeve ka bërë që të mos saktësohen të duhurit.

Pse vjen jo -gjed je. Trajneri ka kërkuar lojtarët

e duhur dhe mbase klubi nuk ia ka vënë në dispozicio­n. Nuk dimë ta themi ekzakt këtë akoma, pasi nuk mund të themi nëse e kanë fajin lojtarët që janë afruar apo zgjedhjet që bën trajneri. Sipas meje, mund të bëhej zgjedhja e një lojtari të mirë dhe të afirmuar për qendrën e mbrojtjes. Për shembull, Osmani, deri vonë ishte i lirë dhe pse të mos afrohej ai në vend të 2 apo 3 lojtarëve.

D arton t verd n mes1us nga nj m"rojt s i r nd sis m si Ho3 allari ( r ( ara S nder "eut d e Parti-anit, Ç1ar (o ndod .

Futbolli është edhe lojë gabimesh. Mbase nga dëshira e tepërt dhe presioni për të marrë rezultatin mund të bësh edhe gabime të tilla. Ama, kartonët ndodh të merren dhe për këtë, ekipi duhet të jetë i përgatitur që të ketë zëvendësue­sin, pasi asnjëherë nuk është mirë që të varet komplet te një lojtar, sado i rëndësishë­m të jetë ai.

Sulmi nu a "indur (or d a disa sinjale ndaj Lu1t - tarit me Ngoo e Grec n nga stoli d e Bla - evs in s noi, A ju "ind vija o1ensive.

Do ta tregojë koha, pasi në

3 ndeshjet e para nuk ka bindur. Ndaj Luftëtarit dha disa sinjale, por për hir të së vërtetës, Luftëtari nuk u paraqit si ndonjë skuadër për të thënë në fund që kushedi kë mundi. Ishte një skuadër normale, që në start ka qenë më e dobët sesa Tirana. Tirana do ta tregojë sa vlen me ekipet kryesore, me Skënderbeu­n dhe Partizanin. Me çfarë kanë treguar në 4 javë, jam shumë skeptik.

Po ( r -gjed jet e trajnerit a vend ( r s e(tici- m.

Nuk di nëse te Tirana kanë marrë lojtarët e duhur apo jo. Nëse trajneri bën taktikën

që do, këtë që po shohim, sepse këta janë lojtarët që i përshtaten apo i zgjedh sepse këta ka. Por, edhe ai vetë ka përgjegjës­i, sepse ekipi ka qenë jo stabël dhe deri më tani nuk dimë se kush luan. Më tej, nuk shoh lider për çdo repart. Lojtarë të spikatur në role të ndryshme, që drejtojnë repartin. Të paktën unë kështu jam mësuar, që të kishim në secilin nga një që të drejtonte.

Te Tirana nu jan a(o ndr s imet e trajnerit nu i l n t s 1a en.

Nuk di ta them. Mund të them që secili lider duhet të dijë që ta shfaqë veten, lojtarët të marrin përsipër dhe të tregojnë vërtet forcën për të udhëhequr ekipin në fushë. Nëse ia ka dhënë trajneri mundësinë apo jo, nuk mund të themi akoma. Por, një shprehje thotë se 'që dikush të tundë këmborën, duhet që t'ia varin në qafë'.

Mos ndos ta trajneri Ze Maria s t sjell si lideri.

Me sa kam parë, duket që është trajneri që kërkon ' t'i bjerë këmborës', por ai nuk luan dhe janë lojtarët që e bëjnë, qoftë për të fituar ndeshjen apo qoftë me gabimet që e humbasin. Nga jashtë e shoh se është trajneri më shumë protagonis­t. Ndodh edhe që të jetë e suksesshme kjo zgjedhje, se merr përsipër presionin, por zakonisht, duhet të jetë ndryshe dhe të jenë lojtarët protagonis­të. Një ekip të mirë e bëjnë lojtarët dhe duhet që të jenë disa 'gjeneralë'. Vetëm me ushtarë nuk fitohet lufta dhe trajneri duhet të gjejë

balancat.

Nga e s ( erienca 9 1 ar ris u a te Tirana nj - n ( u "li e mes trajnerit d e a(itenit.

Varet se kush është trajneri dhe kush është kapiteni (qesh...). Përtej kësaj, janë dy njerëz që duhet të shkojnë shumë mirë, pasi kapiteni mbron idetë e trajnerit në fushë. Sipas meje, Ze Maria duhet të ulej me Karabecin dhe të diskutonte me të për të kuptuar çfarë ndodh. Kjo, pasi bëhet fjalë për një kapiten prej disa vitesh në këtë ekip. Kam dëgjuar që trajneri ankohet për stërvitshm­ërinë, por, me sa kujtoj, që kur Erando është aty, kur unë luaja akoma futboll, ka qenë model dhe vazhdon që të jetë model për stërvitshm­ërinë. Megjithatë, ka dy mënyra për të luajtur futboll: E para me "diktaturë", ku secili lojtar të zbatojë vetëm detyrat, dhe e dyta me dëshirë dhe pasion ku secili lojtar, edhe kur nuk është në ditën e tij më të mirë, jep më të mirën edhe për trajnerin që ta nderojë dhe shpëtojë atë. E te Tirana sikur nuk po ndodh kjo e dyta. Në kohën time, nuk dua që të mburremi, por ne kishim detyrën që secili të jetë më i miri përballë kundërshta­rit dhe të fitojmë ndeshjen. Kujtoj që Fortuzi dhe Prenga nuk flisnin me njëri-tjetrin, por ky i fundit vetëm atij ia jepte topin dhe ne fitonim. Jashtë fushe, ishte tjetër gjë, ama në lojë ne nuk çedonim për asnjë moment. Por, kohë tjetër dhe mbase gjërat ndryshojnë...

 ??  ??
 ??  ?? Dabulla dhe Osmani kur luanin bashkë te Tirana
Dabulla dhe Osmani kur luanin bashkë te Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania