Panorama Sport (Albania)

Panuçi “sfidon” Dukën, kërkon 100 mijë € nga Nishani

Kreu i FSHF-së kërkon të zbuten tonet, ai bën të kundërtën

- OLSI TUJANI

Armand Duka doli në mbrojtje të tra jnerit të Kombëtares, duke deklaruar se kërkon që atmosfera, e cila rrethon përfaqësue­sen, të jetë pozitive. E për këtë, kërkoi edhe një "ndihmë" nga opinioni dhe gjithkush, që të mos gjykohej ende puna e deritanish­me dhe të lihej kohë, pa ushtruar presion për trajnerin dhe skuadrën. Mirëpo, ende pa u zbehur kjo thirrje dhe dëshirë e kreut të FSHFsë, trajneri i Kombëtares depoziton në gjykatë padinë kundrejt ish- presidenti­t të republikës. Çka tregon qartësisht qëndrime diametrali­sht të kundërta të kreut të institucio­nit të futbollit dhe vetë italianit.

PADIA

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, nuk tërhiqet nga padia civile kundrejt ish-presidenti­t të republikës, Bujar Nishani. Edhe pse gjykata konstatoi të meta në padinë e tij për shkaktim dëmi moral, Panuçi i ka plotësuar brenda afatit kohor 30-ditor këto të meta të padisë dhe e ka ridorëzuar atë në Dhomën

Civile të Gjykatës së Tiranës. GJYQI

Çështja është në dorën e gjyqtares Anila Karanxha. Deri më tani, për këtë çështje janë mbajtur dy seanca që janë shtyrë dhe në javën që vijon pritet të nisë çështja e themelit. E para, e mbajtur më 31 gusht, ku u shqyrtua padia e Panuçit dhe e dyta është mbajtur ditën e

djeshme, ku u pranua kërkesëpad­ia dhe seanca u shty, pasi pala tjetër, pra, Bujar Nishani, duhet të njihej me të. Trajneri i Kombëtares kërkon një dëmshpërbl­im prej 100 mijë eurosh, pasi pretendon se i është cenuar nderi, personalit­eti dhe reputacion­i i tij nga një status në "Facebook" të ishpreside­ntit Nishani, ku e

quante italianin "sharlatan". Gjithashtu, Panuçi kërkon nga ish- kreu i shtetit shqiptar, që të kërkojë edhe ndjesë publike për statusin e tij.

BAZA LIGJORE Kështu, padia e Panuçit mbështetet në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për dëmin moral të shkaktuar. Sipas këtij përcaktimi:

"Dëmi moral është shfaqje e brendshme. e përkohshme e turbullimi­t të padrejtë, të gjendjes shpirtëror­e të njeriut, dhimbje e vuajte shpirtëror­e apo gjendje ankthi e mundimi shpirtëror që rrjedh si pasojë e faktit të paligjshëm. Cilido që pëson cenime në sferën e shëndetit dhe të personalit­etit të tij nga veprimet a mosveprime­t e

paligjshme dhe me faj të një të treti, ka të drejtën të kërkojë edhe dëmshpërbl­imin e dëmit moral të pësuar", shkruan vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, nr. 12, datë 14.09.2007. Mirëpo, barra e provës i takon tashmë Panuçit, i cili duhet të provojë para gjykatës, se i është cenuar integritet­i moral dhe personalit­eti nga statusi i Nishanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania