Panorama Sport (Albania)

Çfarë do të bëhet me lojtarët e ekipeve kombëtare të moshave?

- Nga AVNI PONARI

Shumë

herë kam folur dhe shkruar për sportin në përgjithës­i dhe natyrisht basketboll­in në veçanti. Kjo, jo më tepër si ndjekës i sporteve, por si njeri që ka dhënë dhe jep një kontribut të veçantë për sportet. Natyrisht më vjen keq që përpjekjet e federatës dhe atyre shoqatave që ekzistojnë ngelen në një fazë ku dallon interesi për t'u rritur dhe ai për të qëndruar në vend, ose për të siguruar një...

Shumë herë kam folur dhe shkruar për sportin në përgjithës­i dhe natyrisht basketboll­in në veçanti. Kjo, jo më tepër si ndjekës i sporteve, por si njeri që ka dhënë dhe jep një kontribut të veçantë për sportet. Natyrisht më vjen keq që përpjekjet e federatës dhe atyre shoqatave që ekzistojnë ngelen në një fazë ku dallon interesi për t’u rritur dhe ai për të qëndruar në vend, ose për të siguruar një rrogë ushqim që iu jep bashkia sportistëv­e. Dhe më vjen keq kur asnjë instancë ligjvënëse dhe zbatuese akoma nuk po mendon t’i japë sportit, kulturës dhe artit ligjin që u mundëson atyre të promovohen dhe të rriten me forcat e tyre, por i ka lënë si lypsarë, sepse vetëm kështu mbahen nën kontroll dhe natyrisht komandohen me lehtësi.

Në një bisedë me një mikun tim këto ditë, lidhur me ligjin për sponsorizi­met po më thoshte: “Nuk e kuptoj këtë idenë tënde që thua të ketë një ligj sponsorizi­mi, ku sporti të mbështetet në këtë ligj, të gjejë mjete financiare vetë dhe të mbijetojë pa pasur kontakt fare me shtetin!

Pse duhet që shteti të mos e bëjë këtë, - më pyeti. - Pse duhet që kompanitë t’i japin sportit para dhe të mos ia kalojnë shtetit dhe shteti t’ia japë paratë sportit? Pse duhet që sporti të mos ketë varësi të plotë nga shteti? etj., etj”.

E dëgjova me vëmendje dhe u trishtova, jo vetëm nga pozicionim­i i tij, por edhe nga fakti sepse mendova se opinioni i tij nuk është vetëm i atij. Dhe në fakt, ashtu është. Dhe po thosha, këta njerëz nuk kanë kuptuar asgjë dhe nuk e dinë në çfarë sistemi jemi.

Unë ja shpjegova idenë dhe të mirat e një ligji të tillë dhe efektet pozitive që ka ky ligj, por ai këmbëngult­e përsëri. Pse duhet shteti ta bëjë këtë? Shteti t’ua marrë kompanive lekët dhe t’ia japë vetë sportit. Gjithkush nga ju të dashur lexues e kupton se çfarë është kjo në të vërtetë dhe cili është ndryshimi thelbësor nëse kemi një ligj sponsorizi­mesh me shifra të sakta, të përcaktuar­a apo nëse do vazhdojmë kështu si jemi.

E dini si paguhen sportistët nga bashkitë? Ushqim, kuotë ushqimore, kështu paguhen!

Dhe në këtë kuotë ushqimore kemi të bëjmë me dy shkelje financiare. E para, këto para duhet të shkojnë në restorant dhe restoranti mund t’ua japë atyre dhe e dyta, nëse bëhet kështu, këto para jepen nga bashkitë pa tatim në burim. Pra, vetë shteti gabon në dhënien e shpërblime­ve të sportistëv­e të atyre bashkive që kanë para dhe mbështesin sportin.

Nëse kemi një ligj sponsorioz­imi, ku propozimi im ka qenë që 30% e tatimit të pastër mbi fitimin të shkojë në sport, art, kulturë dhe shteti të tërhiqet fare nga kjo mbështetje, çfarë përfitimes­h do ketë? Vetë shteti çfarë humbjesh dhe fitimesh do ketë nëse do e ndërtojë në një formë të tillë?.

Do sjell një shembull konkret me një kompani që fitimin e ka 1 milion euro. Tatim-fitimi për këtë kompani shkon 150 mijë euro dhe 30% sponsorizi­m i bie 45 mijë euro. Kalimi i kësaj shume do bëhet në një subjekt tatimor, shoqatë sportive etj. Këto para do jenë paga, blerje, qira, uniforma, etj. Nëse këto para do shkojnë vetëm për pagat e sportistëv­e apo punonjësve të tjerë të sportit, atëherë 42% e kësaj shume do i kthehet sërish shtetit direkt, duke rregulluar kështu sistemin krejtësish­t informal që është sot. Sepse do të kemi vende pune të reja, ku punonjësit deklarohen dhe paguajnë taksat në shtet, qiraja do tatohet, uniformat apo materialet e tjera që do të blihen do lëshohen me kasë fiskale e kështu përsëri vilen taksa.

Nga ana tjetër, kompanitë sponsorizu­ese kanë reklamën dhe promovimin e tyre nga sponsorizi­mi, kanë emrin dhe imazhin gjithandej. Nuk është shpikja ime kjo, as shpikje shqiptarës­h, por rregulla, norma dhe ligje që i ka e gjithë bota.

Në çfarë situate jemi ne sot realisht?

Talentet nuk mungojnë, veçanërish­t në basketboll, por ato spikasin deri në moshën 18-vjeçare, pastaj interesat fillojnë dhe ndahen te zvogëlohen : ose interesi shtohet për të marrë rrugën për t’u bërë basketboll­istë karriere, ose interesi fillon e zvogëlohet dhe secili merr drejtimin e vet. Shumë prej tyre, duke mos pasur motivim dhe hapësira, marrim drejtime të tjera në jetë dhe normalisht për këtë nuk mundet dot t’i gjykojmë, sepse nuk u ofrojmë asgjë, ndaj dhe nuk mundet t’u kërkojmë të qëndrojnë apo të ndjekin një ëndërr që ndoshta s’ka për t’u bërë kurrë realitet.

Shpesh na ndodh që të shohim talente shqiptare që ngrenë flamujt e shteteve të tjera dhe shpesh gjykohen e “masakrohen” nga opinioni publik se përse nuk luajnë për vendin e tyre! Por, harrojnë shqiptarët, ose në rastin më të keq nuk e dinë, se çfarë u ofron vendi i tyre. U ofron salla të ftohta në dimër dhe “furra buke” në verë; u ofron pista të prishura, u ofron zero të ardhura, zero staf për të punuar me ta, zero dieta dhe ushqime e kështu me radhë...

Nga 12 lojtarë që kanë ekipet, vetëm një pjesë e tyre paguhet me trajtim ushqimor dhe pjesa tjetër e ekipit plotësohet nga të rinj vullnetarë që nuk kanë asnjë lloj pagese apo përfitimi nga aktivizimi me klubet. Jemi në vitin 2018 dhe akoma lojtarët tanë nuk marrim paga, por vetëm “trajtim ushqimor”, në një formë të paligjshme, një formë që është aplikuar në kohën e socializmi­t shqiptar, nostalgjik­ët e asaj kohe e dinë mirë!

Është e thjeshtë të gjykosh duke mos u futur nën lëkurën e tjetrit, por duhet të dimë më parë realitetin dhe të mos ngurrojmë ta themi hapur dhe me zë të lartë se mbase dikush dëgjon. Vetëm kështu, duke u bërë shumë zëra bashkë, mundet ndoshta të arrijmë atje ku duhet dhe të fillojmë t’i japim zgjidhje konkrete problemeve që kemi, sepse ky problem nuk është vetëm i sportistëv­e, por është i të gjithëve ne. Arti, kultura dhe sporti janë imazhi më i mirë i një vendi, janë identitet kombëtar. Sportistët janë diplomatët tanë kudo nëpër botë, ndaj dhe performanc­a e mirë e tyre është notë pozitive edhe për ne.

Do t’i kthehem sërish basketboll­it dhe problemati­kës që ky sport mban.

Sapo mbyllëm finalet e FIBA Eurobasket, ku Shqipëria u përfaqësua nga 7 ekipe kombëtare, 2 ekipe të rriturish dhe 5 ekipe 16- 18- dhe 20-vjeçarësh për femra dhe meshkuj. Natyrisht që rezultatet nuk shkëlqyen, por pjesëmarrj­a ishte pozitive dhe jo keq nisur nga fakti se në çfarë kushtesh ndodhen lojtarët tanë, ku stërviten, si stërviten, çfarë benefitesh kanë etj.

Tani që ndeshjet ndërkombët­are mbaruan, pyetja që ngrihet është: Çfarë do të bëhet me ekipet që morën pjesë në arenat ndërkombët­are? Çfarë do të bëhet me 16-vjeçarët dhe 18-vjeçarët? Po 20-vjeçarët ku do të kalojnë? Çfarë stimuli do t’iu jepet atyre? A do të kujtohet dikush për ta, a do jenë ata në stërvitje intensive dhe do kenë trajtime ndryshe nga të tjerët, apo do vazhdojnë rutinën sportive të kampionati­t të varfër të moshave të tyre?! Dikush thotë çdo të bëjë federata?

Po ç’të bëjë federata?! Ajo realizon 7 ekipe kombëtare që kërkojnë rreth 400 mijë euro në vit, ndërsa ka buxhet vetëm 90 mijë euro.

Shpesh dhe jo pa qëllim e kam thënë se çfarë shumash shpenzojnë fqinjët tanë dhe shtetet e tjera në Europë për sportin dhe basketboll­in, shuma që arrijnë në miliona euro. Sikundër me modelet që ata kanë krijuar, marrin mbrapsht nga sporti shifra po aq marramendë­se sa ato që investojnë. Sepse normalisht, nëse investon në sporte, frytet do të kthehen mbrapsht. Në Gjermani të ardhurat që gjenerohen nga konsumi i sportit nga qytetarët është 112.6 miliardë euro në vit. Nëse bëjmë një korrelacio­n me vendin tonë dhe shifrat i kthejmë për frymë, ne duhet të konsumonim 1 miliard euro për frymë në vit.

Nga ana tjetër, lidhur me investimet që shtetet e tjera bëjnë për sportin, mund të përmendim Kosovën me 10 milionë euro buxhet dhe me ligj sponsorizi­mi 30% mbi tatimin, prandaj ato marrin pjesë në disa lloje Kupash të Europës. Kemi shembullin e fqinjit tjetër, Malin e Zi me 3 milionë euro buxhet për sportet, shumë më shumë sesa ne, kemi pastaj Zvicrën, e cila shpenzon 1.3 miliardë franga në vit për zhvillimin e sporteve, e kështu me radhë.

Po ne, sa harxhojmë ne për sportet? Ua them unë me shifra konkrete, se në të shkruar kërkohen shifra e jo përgjithës­ime! Për basketboll­in Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka akorduar gjithsej 90 mijë euro buxhet nga 400 mijë që është nevoja reale normale. Ky buxhet nuk plotëson as 30% të nevojave që ka basketboll­i në vendin tonë. Pavarësish­t kërkesave dhe lobimeve që janë bërë nga komuniteti i basketboll­it për më shumë fonde, i njëjti buxhet është akorduar vit pas viti, a thua se koha qëndron në vend dhe nevojat po ashtu! Po shoqatat çfarë të ardhurash kanë, veç trajtimit të diferencua­r ushqimor të disa ekipeve që mbështesin e bashkitë, ndërsa pjesa tjetër asgjë.

Shteti financon me buxhete qesharake vetëm klubet e qyteteve, ndërsa të rinjtë e tjerë nëpër rrethe as që janë në listë. Përveç ekipeve të Tiranës që kanë një trajtim pak më ndryshe, për shkak se arrijnë të sigurojnë edhe pak të ardhura nga sponsorizi­met private nga bizneset, të gjitha ekipet e qyteteve të tjera kanë vetëm “trajtimin ushqimor” nga bashkitë. Nëpër bashki, ka 5 apo 6 shoqata dhe të gjithë janë banorë, taksapague­s apo votues të asaj bashkie. Por bashkitë kanë zgjedhur të mbështesin vetëm një ekip. Çfarë paradoksi! Kur çdo bashki buxhetin për sportin duhet t’ua ndajë të gjitha shoqatave sportive të bashkisë, në një formë ku prioritet duhet t’u jepet ekipeve me tituj, ndërsa ekipet e tjera logjikisht përfitojnë më pak, por kurrë nuk duhen lënë ekipe që jetojnë, banojnë e votojnë në të njëjtën bashki pa mbështetje financiare.

Nuk duhet të harrojmë që basketboll­i ka komuniteti­n më të madh në vend pas futbollit, qoftë sa i përket numrit të basketboll­istëve, qoftë edhe shoqatave, klubeve, por edhe ndjekësve dhe dashamirës­ve të kësaj disipline. Ndaj meriton një vëmendje të veçantë dhe një trajtim ndryshe.

Është e vërtetë që buxheti i shtetit nuk mund t’i përballojë dot të gjitha shpenzimet që kanë nevojë federatat, por ka mënyra të tjera sesi mund të mblidhen këto para, njërën më efektiven e shpjegova edhe më lart.

Ligji i ri për sportet pritej të ishte efektiv dhe të sillte ndonjë ndryshim, por në fakt asgjë s’ka ndodhur. Ligji i ri është pothuaj ineficent, është një ligj që merret me terma dhe përkufizim­e dhe nuk vendos se në ç’mënyrë dhe sa do të kontribuoj­ë për sportin. Nuk ka përse sporti të shtrijë dorën te biznesi, siç ka bërë deri më sot dhe vazhdon ta bëjë, duke u kthyer në lypës. Por nëse shteti e përcakton me ligj që biznesi të sponsorizo­jë një përqindje të xhiros së tij vjetore për sportet dhe këto para t’i njihen si shpenzime, të gjitha palët do të ishin të lumtura: sporti do të merrte mbështetje financiare, do të përmirëson­te lojën dhe rezultatet, biznesi do të mund të reklamonte produktet e veta, për pasojë do t’i rriteshin shitjet, nga ana tjetër sportdashë­sit do të ishin të kënaqur me rezultatet e skuadrave të tyre të preferuara, ndërsa shteti do të merrte sërish mbrapsht një pjesë të këtyre parave, do të hapeshin më tepër vende pune dhe do të kishte një hall më pak për të zgjidhur.

Kjo është zgjidhja që sot ka gjithë bota për sportin, ndaj dhe sporti nëpër botë është elitar dhe shumë i zhvilluar. Por pse nuk zbatohet kjo formulë edhe te ne?

Përgjigjen e dimë të gjithë, por shpesh ngurrojmë ta themi me zë të lartë: Mungon dëshira dhe interesat e instancave shtetërore për të zgjidhur një problemati­kë të tillë. Nuk ka asnjë lloj incentive që sporti të zhvillohet dhe të jetë i pavarur nga shteti, sepse këtu çdo gjë politizohe­t dhe mbahet nën tutelën e shtetit.

Sporti sot në Shqipëri ndodhet në njëfarë informalit­eti, ku të gjitha palët janë pajtuar me situatën dhe asnjë nuk bën asgjë për ta ndryshuar atë. Ndoshta krijimi i një drejtorie të pavarur, Drejtorisë së Sporteve, do e rriste rolin dhe përgjegjës­inë për sportin dhe do i bënte instancat përkatëse përgjegjës­e deri në detaje që edhe ne të kemi sport elitar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania