Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e çmendur, InteriInte­ri bënbën mrekullimr­ekulli kundër Totenhemit

Spektakël i Liverpulit, PSG “digjet” në fund

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Spektakël i Liverpulit, PSG “digjet” në fund

Pesë gola dhe 94 minu ta spektakël, në një ko rnizë drithërima­sh siç është "Anfield". Pjata kryesore e javës së parë të Ligës së Kampioneve nuk i tradhton pritshmëri­të, duke dhuruar një mbrëmje futbolli të madh. Meritë mbi të gjitha e Liverpulit, që i vë zjarrin publikut në shtëpi me intensitet të madh dhe gjunjëzon PSG-në 3-2 në fund falë golave të Starrixh, Milner dhe Firmino. Goli i Mbapesë është veç një iluzion, pasi kishte shkurtuar Munie. Por braziliani, i cili u aktivizua vetëm 20 minutat e fundit, shënon një gol spektakola­r individual në hyrje të zonës, duke "djegur" përfundimi­sht "Anfield".

ÇFARË TREDHËMBËS­HASH - Nga njëra anë Starrixh-Salah-Mane, nga tjetra Kavani-Mbape-Nejmar. Spektakël i garantuar, aksione fantastike dhe raste pafund nën një ritëm të shfrenuar, që mban markën e fabrikës së Klopit. Tekniku gjerman preferoi ta mbante në stol Firminon pas gishtit në sy që mori në ndeshjen kundër Totenhemit. Por pavarësish­t mungesës së braziliani­t, sulmit të "reds"-ave iu deshën vetëm 72 sekonda për të vënë menjëherë në provë reflekset e Areolës, i detyruar të ndërhyjë në 3 raste vendimtare brenda 10 minutave pas tentativav­e të Van Dajk, Milner dhe Mane. Dhe pas 30' nisin goditjet e anglezëve me Starrixhin që ngre peshë tifozët me një goditje perfekte me kokë pas krosimit të Robertson. Kalojnë 6' të tjera dhe të kuqtë shënojë përsëri. Këtë herë me Milner nga pika e bardhë pas një faulli naiv të Ber- natit ndaj Vajnaldumi­t. Por francezët reagojnë në 40' dhe shkurtojnë me Munie. Pas pushimit, vendësit shtyjnë sërish dhe i afrohen sërish golit me Starrixh në 62', por nga dy hapa ai fal Areolën. Pastaj provojnë Salah dhe Mane kundër një PSG-je që vuan, duke shpresuar te loja e Nejmarit: Lojë që edhe prej një gabimi të Salahut në mesfushë vjen në 83', kur nxjerr përpara topin perfekt për Mbapenë, i cili "djeg" për herë të dytë Alisonin. Por nuk ka përfunduar këtu, sepse Liverpuli ka ruajtur edhe xhevahirin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania