Panorama Sport (Albania)

Tafaj: Partizani nuk ka një pikë referimi

"Kampionat i balancuar me - pretendent­ë, demat të mos përsërisin gabimet me të voglat"

- ILIR CARA

Fatjon Tafaj pjesën dërrmuese të karri erës së tij si futbollist e ka kaluar te Partizani dhe në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" ish- kapiteni kërkon që ambienti të ketë durim me skuadrën aktuale. Sipas tij, "demave" u mungon pika referuese në sulm, pasi Hebaj nuk mund të mbajë barrën kryesore. Për Tafajn, ky do të jetë një kampionat i balancuar dhe titulli mund të ndahet vetëm në fund, pasi synohet nga 4- 5 skuadra. Ndonëse nuk përmendet fjala titull, sipas ish-kapitenit Partizani çdo sezon e nis për të fituar trofe.

Si ish-kapiten, si e shikoni Partizanin në këtë sezon të ri?

Partizani ka ndryshuar shumë, kjo edhe si pasojë e ardhjes së trajnerit të ri. Por duhet akoma kohë që kjo skuadër të arrijë aty ku duhet. Trajnerit i duhet dhënë koha e duhur në dispozicio­n, në mënyrë që ekipi të vijë si duhet.

Çfarë i mungon kësaj skuadre?

Partizanit i duhet një pikë referimi në sulm. Me ikjen e 7anit, ndonëse edhe ai nuk ka pasur formën e duhur, ekipit i duhet pika referuese, një lojtar kyç që di të zgjidhë situatat dhe të mbajë peshën në sulm. Partizani ka vetëm Hebajn, një djalë i ri dhe me talent, por ekipi ka nevojë për një sulmues me eksperienc­ë që ta tërheqë skuadrën përpara. Për momentin, Partizanit i mungon pika referuese, ndoshta në të ardhmen Hebaj mund të përshtatet dhe të arrijë që të bëjë këtë funksion. Shembulli kryesor i pikës referuese ishte Ekubani, por edhe ai pas javës së katërt doli në skenë. Duhet durim, pasi jemi mësuar në Shqipëri që po nuk pati rezultat, ta heqim trajnerin që në javët e para. Partizani ka treguar se di të durojë dhe nuk i ka hequr trajnerët brenda muajt, të paktën u ka lënë një fazë kohë që të tregojnë.

Në krahasim me sezonin e shkuar ekipi ka pikët, pasi nga loja pritet akoma më shumë...

Pak rëndësi ka në futboll nëse ke ekip të mirë apo të dobët, në fund pikët janë treguesi i një skuadre. Mund të kesh ekip jo të përshtatsh­ëm për kampionati­n, por nëse ke pikët e duhura, nuk ke çfarë kërkon më shumë nga ajo skuadër. Ka plot raste që klubet kanë pasur ekip me lojtarë shumë të mirë, por nuk kanë pasur pikët. Për momentin Partizanin e shikoj në rrugën e duhur. Derisa ka pikët, them se me kalimin e kohës do të jenë akoma më mirë edhe në lojë.

Ndaj Laçit u dhanë shkëndijat e para të balancimit të lojës, mendoni se do të shikojmë një Partizan në rritje në javët në vijim?

Laçi është një ekip shumë i fortë në fushën e tij, por ajo që ka arritur Partizani, ndonëse nuk fitoi dhe iu mohua një penallti, është një tregues i mirë për ekipin. Loja në këtë sfidë ka qenë e balancuar dhe më cilësore në krahasim me ndeshjet e para. Partizani është në rritje dhe sigurisht kjo gjë pritet të vazhdojë edhe në ndeshjet në vijim. Nëse Partizani do të ketë ecuri graduale deri në dhjetor, them se do të jetë pretendent kryesor për kampion.

A ju duket e çuditshme që këtë vit te Partizani nuk përmendet fjala 2titull2, e cila përdorej edhe kur klubi vuante?

Mund të jetë një strategji e klubit për të larguar presion, por mund të jetë edhe vërtet. Mbase nuk e kanë këtë qëllim këtë vit dhe drejtuesit kanë vendosur të jenë të duruar, të ndërtojnë e harmonizoj­në një grup, në mënyrë që në sezonin e ardhshëm të mos e diskutojnë titullin. Pra, mund të jetë një strategji për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin pasardhës. Mbase ata duan që këtë sezon të fitojnë lojtarët që duhen për një ekip kampion duke e forcuar grupin me 3-4 afrime cilësore. Mund të jetë një plan afatgjatë dhe ekonomik, për të mos përsëritur vitin e kaluar që e nisën me trajnerin Iuliano dhe me shpenzime shumë të mëdha, por pa qenë të suksesshëm.

Si e shikoni garën për titullin kampion në këtë sezon?

Në fillim mendova se Skënderbeu nuk do të ishte pretendent, por po tregojnë se janë një ekip me stof kampioni. Skënderbeu e ka boshtin, ndonëse u larguan shumë. Kanë lojtarë me eksperienc­ë, por edhe ata që janë titullarë kanë qenë rezerve tek ekipet që kanë dalë kampion më parë. Flamurtari ka krijuar një ekip të mirë dhe pretendent. Teutën, ndonëse e ka riformatua­r ekipin dhe ka trajner të ri, përpos rezultatev­e të fundit, e shikoj konkurrues­e. Kukësi dhe Partizani ashtu siç kanë qenë gjithnjë, edhe këtë vit janë pretendent­ë kryesorë. Them se këtë vit titulli do të diskutohet mes 4-5 ekipeve. Shpresoj që barazia të vazhdojë deri në fund të sezonit. Distancime­t në renditje të mos ndodhin shpejt, por sa më vonë që të jetë e mundur, nga marsi ose prilli, në mënyrë që të shikojmë një kampionat konkurrues. Ekipet që presin biletën herët për të rënë apo për kampion e prishin bukurinë e garës. Gjithsesi, është herët për të folur për këtë gjë, pasi është fillimi i kampionati­t dhe skuadrat janë të pastabiliz­uara.

3 uke parë situatën që kaluan rivalët kryesorë të sezonit shkuar, a duhet të ishte ky viti i Partizanit për të dalë kampion?

Nuk e di çfarë strategjie ka Partizani këtë sezon, por as nuk e besoj se, referuar historisë, që është klub që nis një sezon pa pretenduar trofe. Me pikët që ka tani nuk mund të thuash se Partizani nuk është pretendent. Mbetet të shikohet ecuria në vazhdim dhe të mos përsëritet historia e sezoneve të fundit, ku "demat" e kanë humbur titullin nga të ashtuquajt­urat ekipe të vogla, pasi me rivalët ka qenë gjithnjë superior në përballjet direkte. Me të mëdhatë ata motivohen vetë, ndaj duhet që të reflektojn­ë ndaj të voglave, kryesisht në pjesën përmbyllës­e të kampionati­t, ku nuk duhet t'i diskutojnë trepikësha­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania