Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Dinamo, 50 trofe në fushë pas gjashtë vitesh

uk humbasin ë prej -ës, mbrojtja i jep etësi !ikës

- ADMIR URUÇI

FQ. 8-9

Vllaznia rigjen Dinamon. Pas më shumë se 6 vjetësh, shkodranët do të përballen me blutë e kryeqyteti­t. Duhet të binin kuqeblutë nga kategoria, që këto dy skuadra të ndesheshin me njëra-tjetrën. Edhe pse jemi vetëm në javën e 3-të, pa frikë mund të themi se do të jetë një duel i gjithi për... kreun. Ekipet vijnë pas dy fitoreve në këtë „0minutësh dhe momentalis­ht ndajnë vendin e parë me nga 6 pikë të plota. Për t'i dhënë vëmendjen që meriton, është vendosur që të luhet ditën e premten në orën 16:00 në mitikun "Loro Boriçi".

TRO ETË - Dhe jo më kot është bërë kjo zgjedhje (përtej faktit që në fundjavë do të luhet edhe Kukësi-Kamza në të njëjtin impiant), pasi në fushë do të zbresin plot 50 trofe. …anë dy skuadrat më të suksesshme që luajnë në Kategorinë e Parë, me Dinamon që ka 33 të tillë (1† tituj në elitë, 13 Kupa dhe 2 Superkupa) dhe Vllaznia me 17 („ tituj në elitë, 6 Kupa dhe 2 Superkupa). E fundit herë që ndesheshin me njëra-tjetrën përkon me 5 majin e 2012-ës, sezon që "vulosi" edhe rënien e dinamovitë­ve në inferiore për të mos u ngjitur më. Asokohe, Vllaznia fitonte 0-3 në "Qemal Stafa", me gola të Sykajt, Petroviç dhe Gocajt në harkun e 26 minutave. Përtej shkëputjes së gjatë, duhet thënë që statistika­t janë disi në favor të shkodranëv­e dhe sidomos kur luajnë si pritës. E fundit humbje

ndaj këtij kundërshta­ri përkon me vitin 2010, më 25 shtator dhe duhet thënë që ishte periudha e artë e kryeqyteta­sve. Atëherë Dinamo i shënonte 4 gola, falë tripletës së Nestor Martinenës dhe golin e Elis Bakajt.

SITUATA - Pas pushimit të së hënës, Hasan Lika ka rinisur punën për javën e 3të. Trajneri është shfaqur më shumë se kërkues për këtë takim, ndërsa pret shkëputje në krye të tabelës. Dhe për fatin e mirë, grupi do të jetë edhe më i plotë këtë herë. Ekipit i është bashkuar mbrojtësi i krahut të majtë, Antonio Marku. Ai ka qenë grip, megjithatë duket se është shëruar. Por nuk është i vetmi, pasi plotësisht në dispozicio­n të Vllaznisë është edhe rumuni Dan Ignat, që shfaqi shqetësime muskulore para takimit me Burrelin. Por me ekipin dalëngadal­ë po rikthehet në formën e tij optimale dhe qendërmbro­jtësi Renato Malota. Pa mungesa dhe me moralin e lartë, skuadra do të tentojë vetëm maksimumin e pikëve. Ngjitja e menjëhersh­me në elitë është misioni i vetëm i kuqebluve, ndaj nuk kanë të plan që të flasin me askënd dhe aq më tepër në shtëpi. Me një kontingjen­t disi më plotë, mbetet për t'u parë nëse 11-shja do të pësojë apo jo ndryshime. Dhe nëse do të ndodh kështu, atëherë rrotacioni mund të prekë më shumë së shumti mbrojtjen. Megjithatë, gjithçka do të shihet në 2 seancat e radhës dhe të fundit para ndeshjes me Dinamon.

 ??  ?? Vllaznia-Dinamo, Sina dhe Lici në një dyluftim
Vllaznia-Dinamo, Sina dhe Lici në një dyluftim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania