Panorama Sport (Albania)

Çështja “Karabeci”, zbulohen prapaskena­t e krisjes

Zëvendësim­i në Shkodër nisi përplasjen mes trajnerit e kapitenit

-

Përse nuk luan Erando Karabeci? Si është e vërteta? Edhe pse te Tirana askush nuk flet apo mundohet ta kalojë në heshtje, fakt është se prej dy ndeshjesh, mungon kapiteni i ekipit, Erando Karabeci. Sipas Ze Marias, lojtari nuk është në formë, por ky është një vendim personal i braziliani­t për të ulur në stol mesfushori­n e Tiranës. Një lëvizje e paralajmër­uar në sfidën me Teutën, ku Karabeci u zëvendësua, ndoshta pa asnjë shkak. Vetë trajneri, pas asaj ndeshjeje, tha se Erando po luante shumë mirë, por bëri një lëvizje për të përforcuar sulmin. Në Shkodër, zëvendësim­i në fund të pjesës së parë hapi një front delikat mes trajnerit dhe futbollist­it. Sigurisht, të dyja palët janë treguar profesioni­ste, me Ze Marian që para ekipit e fill pas Kukësit, në një mbledhje me tone të larta, e bëri të qartë se "kapiteni është Erando dhe ai duhet të jetë lider si në fushë, edhe kur nuk luan". Kjo ishte shenja e parë e uljes në pankinë me argumentin e mungesës së rezultatev­e. Më pas erdhi edhe goditja përfundimt­are. Në stol dhe asnjë minutë në Fushë-Krujë kundër Luftëtarit, me pretekstin se Erando nuk është gati. Në fakt, lënia në stol, ka disa "yçkla" apo prapaskena, duke filluar që nga shiriti i kapitenit, që lakohet shumë, deri te diktatura në ekip. Me uljen e kapitenit në pankinë, Ze Maria ndërmori një risk shumë të madh, duke lënë në stol kapitenin. Nëse humbiste, shkarkohej. Fati vendosi që të ishte Ze Maria triumfuesi i betejës së parë. Lëvizja e braziliani­t ishte aq e fortë, sa me "kurbanin (Karabeci) që bëri", i tregoi ekipit se të gjithë janë të zëvendësue­shëm. Kur e pëson Erando, të tjerët as duhet të guxojnë të ngrenë kokën e jo më të thonë ndonjë fjalë. Një goditje, që ka edhe anën e pisët nga pas, sepse u përdor për të mbuluar të vërteta të hidhura. Karabeci jo vetëm që është gati, por ndoshta luan më mirë, se disa lojtarë, që shëtisin në fushën e lojës. Për t'u rikthyer në kohë, Ze Maria publikisht e ka vlerësuar shumë Erandon, por gjithmonë ai ka bërë plane ta zëvendëson­te gradualish­t me Binguilën, Mugunën apo me emra të tjerë, por ata dolën "kallp". Tani që flasim, Ze Maria ka fituar një betejë, ndoshta duke bërë një padrejtësi ndaj një profesioni­sti. Dhe të tilla ka bërë sa të duash. Emrat i dinë të gjithë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania