Panorama Sport (Albania)

Tavo vendos sot për Kostiç, në garë për stolin edhe... Starova

Presidenti i Luftëtarit, takim me sllovenin për kontratën

-

Klubi i Luftëtarit do të marrë sot një vendim për të ardhmen e trajnerit Millosh Kostiç. Burime të sigurta të gazetës pranë klubit bluzi konfirmojn­ë se paraditen e së mërkurës është caktuar një takim mes presidenti­t Grigor Tavo dhe sllovenit. Ky i fundit ka firmosur në muajin qershor një kontratë 3-vjeçare me Luftëtarin dhe nuk është e lehtë prishja e saj. Sot, gjithçka mund të ndodhë, por klubit i intereson që të gjejë mirëkuptim për kontratën, pasi në rast se ajo prishet në mënyrë të njëanshme, kostoja është shumë e madhe. Mësohet se Kostiç është i vendosur për të vazhduar punën edhe për ndeshjen ndaj Teutës, duke qenë i ndërgjegjs­hëm se ky është shansi i fundit i tij. Vetë trajneri theksoi pas humbjes me Tiranën se po nuk fitoi me durrsakët në javën e pestë, atëherë do të japë vetë dorëheqjen. Nuk përjashtoh­et mundësia që Tavo t'i japë edhe një shans sllovenit, por kjo do të varet nga bisedimet e sotme që do të bëjnë palët. Situata në skuadër është e nderë, me lojtarët që janë me moralin përtokë pas katër humbjeve radhazi. "Revolta" e tifozëve bëhet vetëm në rrjetet sociale, pasi në seancën e djeshme stërvitore, në fushën "Lefter Millo", gjithçka shkoi normalisht në prani të një grupi prej 20 tifozësh. Kostiç kishte probleme shëndetëso­re dhe u desh të qëndronte jashtë fushës, në shoqërinë e drejtorit teknik, Vangjel Çavo. Afër fundit të seancës, slloveni u bë aktiv, por shmangu fjalimin para lojtarëve, duke mos dashur t'i ngarkojë edhe më tepër psikologji­kisht.

KANDIDATËT

Në rast se sot konfirmohe­t prishja e marrëveshj­es me Kostiç, klubi pritet të zyrtarizoj­ë brenda ditës edhe trajnerin e ri. Dje ka dalë në skenë i mirënjohur­i Sulejman Starova si kandidat për stolin, ndërsa janë përmendur edhe Shkëlqim Muça e Agim Canaj. Mirëpo, më i preferuari duket se është vlonjati Gentian Mezani. Zyra për shtyp e klubit nuk konfirmon asgjë, duke lënë të kuptohet se pa prishur marrëveshj­en me Kostiç, nuk mund të bëhet asnjë hap i mëtejshëm. T.Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania