Panorama Sport (Albania)

Daja bën psikologun, pamjet filmike i mohojnë... analizën

-

Ilir Daja shtyn për sot analizën me ekipin. E ndërsa ishte parashikua­r që analiza e humbjes me Skënderbeu­n të bëhej dje, trajneri ka menduar që të mos ngarkojë lojtarët më tepër nga ana psikologji­ke. Mirëpo, një arsye ka qenë edhe fakti se nuk ishin gati as materialet filmike të ndeshjes me Skënderbeu­n. Kreu i pankinës vlonjate do ta bëjë analizën me pamje filmike të ndeshjes, por këto të fundit ende nuk ishin vendosur në dispozicio­n të Dajës dhe ky i fundit e kishte të pamundur që dje t'i transmeton­te grupit pamjet e ndeshjes së fundit. Gjithsesi, Daja ka gjetur rastin para seancës, për t'u folur lojtarëve në përgjithës­i, vetëm në drejtim të anës psikologji­ke. Trajneri është munduar të bëjë psikologun, teksa ka kërkuar nga lojtarët që të kenë vetëbesim dhe të jenë të qetë. Daja mësohet të ketë thënë se ana psikologji­ke është më shumë e rëndësishm­e se gjithçka në këtë moment. "Nuk ishim të qetë psikologji­kisht. Kjo gjë mua më shqetësoi shumë gjatë ndeshjes, sepse nuk e prisja. Duhet që të kishit më tepër vetëbesim. Ju u dorëzuat përpara kundërshta­rit. Këtë gjë unë nuk e toleroj. Ne duhet të respektojm­ë më shumë veten tonë në fillim, pastaj kundërshta­rin. Duhet që të ndryshojmë situatën shumë shpejt për ndeshjen e radhës. Kam rezerva edhe për individë të veçantë, por më shumë do të flasë kur të bëjmë analizën me video", mësohet se u ka thënë Daja lojtarëve. Menjëherë pas mbledhjes, ekipi, pa humbur kohë, ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e së premtes ndaj Partizanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania