Panorama Sport (Albania)

Trofe dhe polemika, tani Duro sfidon Kukësin

Elbasanasi do të kërkojë “hakmarrje” si teknik i Kamzës

- SKEDILAID SULOZEQI

Kukësi e nisi serinë e fitoreve të trofeve më 22 maj të vitit 2016, kur në krye të stolit ishte pikërisht Klodian Duro, i cili do jetë kundërshta­r i skuadrës verilindor­e ditën e shtunë. Duro tashmë është një ish, i cili do rivalizojë Kukësin me Kamzën. Me atë trofe Kukësi hyri në histori duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Në darkën e 22 majit, në ish-stadiumin "Qemal Stafa" ishte fillimisht braziliani Karioka ai që kaloi verilindor­ët në avantazh në minutën e 65-të të takimit. Kur pritej vërshëllim­a e arbitrit italian, kurbinasit barazuan në minutën e tretë shtesë me anë të Mitrajt. Koha shtesë u karakteriz­ua nga një lojë disi e vakët. Në fushë u duk lodhja e futbollist­ëve pas ritmit të lartë në 45 minutat e dyta. Verilindor­ët luajtën më të tërhequr, ndërsa kurbinasit dominuan në kontrollin e topit në kohën shtesë, duke shfrytëzua­r edhe epërsinë e një futbollist­i më shumë në fushë. Në atë takim Kukësi luajti me një futbollist­ë më pak, pasi Ansi Nika shkaktoi një faull të rëndë, por naiv dhe në të 73-ën gjyqtari italian Guida e nxori jashtë me karton të kuq. Verilindor­ët e mbajtën dhe në dy pjesët nga 15 minuta rrjetën të paprekur dhe ia dolën nga pika e bardhë e penalltive duke fituar me rezultatin 5-3. DASHURI DHE URREJTJE

Mbas një festë shumë të madhe të zhvilluar në Kukës për fitimin e Kupës së Shqipërisë, më pas erdhi dhe "ndarja" e madhe Gjici-Duro. Palët nuk ranë dakord për

vazhdimin, ku presidenti Gjici në atë kohë theksoi se Duro kërkoi milionat, ndërkohë që ish-lojtari i Kombëtares deklaroi të kundërtën, pasi nuk ishte çështje parash. Por, para se te luhej finalja palët patën mosmarrëve­shje që i zgjidhën.

Mbas finales dhe ndarjes, deklaratat, kundërdekl­aratat dhe ironitë mes presidenti­t Gjici dhe Klodian Duros ishin të forta. Me të vërtetë Duro dhe Kukësi nuk ishin me bashkë, por ish-trajneri i verilindor­ëve kurrë nuk e pohoi se nuk e donte Kukësin, madje shpesh në daljet e tij publike theksonte se e mbështeste skuadrën dhe futbollist­ët e tij. Kukësi vitin pasardhës fitoi titullin, e mbas shkarkimit të Ernest Gjokës, zyrtarë të Kukësit hynë në tratativa sërish

për të rikthyer Duron, i cili ishte i preferuari i tifozëve, por jo më i presidenti­t Gjici. NDRYSHIMI TOTAL I KUKËSIT

Duro do të ndeshet me ishekipin e tij apo e kundërta, por sa ka ndryshuar Kukësi aktual nga ai i finales? Ka ndryshuar thuajse totalisht. Formacioni i finales ishte: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Malota (Lladrovci), Mici, Zhan Karioka, ( Hasani) Birungueta, Musolli, Nika, Dvornekovi­ç, Emini. Nga ai ekip sot kanë mbetur te Kukësi vetëm kapiteni Shameti dhe zëvendësi i tij Besar Musolli. Ndërsa në klub është dhe ish-kapiteni Hallaçi, i cili është në rolin e zëvendëstr­ajnerit. Pra, në më pak se dy vite e gjysmë, ekipi verilindor është transformu­ar thuajse plotësisht sa u përket lojtarëve. Tashmë nuk mund të themi se Duro e njeh më ishekipin e tij, pasi vetëm dy ishlojtarë të tij ka Kukësi në përbërje, të cilët për koincidenc­ë me gjasa reale do të mungojnë për shkaqe dëmtimesh. Duro do luajë ndaj Kukësit, por me asnjë prej lojtarëve të ekipit që ka stërvitur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania