Panorama Sport (Albania)

Domgjoni: Kastrioti nuk e meriton fundin

Mbrojtësi: Me tifozët do rikthehemi te rezultatet pozitive, gjithçka nis nga ndeshja me Laçin

-

Kastrioti ka vijuar normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë në shtëpi ndaj Laçit. Krutanët do të synojnë të kthehen te rezultatet pozitive pas tri humbjeve radhazi. Për mbrojtësin David Domgjoni, i cili u është bashkuar krutanëve më vonë se pjesa tjetër, këto ndeshje duhen harruar. Qendërmbro­jtësi në prononcimi­n e tij për gazetën shprehet se ka besim që skuadra do të reagojë duke filluar nga ndeshja ndaj Laçit, pasi i ka elementët për ta bërë një gjë të tillë.

MBROJTËSI - "Unë jam nga lojtarët që jam bashkuar me Kastriotin pas fazës përgatitor­e dhe mbase koha nuk ka qenë e mjaftueshm­e për mua për t'u përshtatur plotësisht me skuadrën në këto javët e para. Por, krejt tjetër është situata me pjesën tjetër dhe as vetë nuk e kuptoj sesi ka rrjedhur loja në këto tri ndeshjet e fundit. Kastrioti është një skuadër me mjaft lojtarë cilësorë, e krahas kësaj, ekipi ka harmoni. Gjithçka ka shkuar mirë në seancat stërvitore, por krejt e kundërta ka ndodhur në ndeshje, e sidomos në këtë të fundit ndaj Kamzës, ku ishte një takim për t'u harruar. Megjithatë, kam besim se do të reagojmë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi Laçi ka një ekip që luan mjaft mirë futboll, por nuk kemi rrugë tjetër", deklaroi fillimisht Domgjoni, i cili ka edhe një "thirrje" për tifozët. "Do doja që në ndeshjen ndaj Laçit të kishim mbështetje maksimale nga tifozët tanë. Mbase në këto javë i kemi zhgënjyer, por me mbështetje­n e tyre do të ishte më e lehtë të ktheheshim te rezultatet pozitive, ndaj i ftoj që të jenë sa më të shumtë në numër", deklaroi Domgjoni. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania