Panorama Sport (Albania)

Mungojnë 2 penallti, dënohen Partizani dhe Kastrioti

Gabon Andi Koçi, i mohon 11-metërsh Skënderbeu­t

-

Nisin gafat e arbi trave në Kate gorinë Superiore. Java e katërt konfirmoi se disa prej gjyqtarëve elitarë e kanë të pamundur për t'u ndarë me mediokrite­tin që i ka shoqëruar në këto vitet e fundit. Janë po të njëjtët, të cilët ose i bëjnë gabimet nga paaftësia, ose nuk e kanë guximin për të dhënë vendime në fusha që janë mitizuar si të nxehta. Ardian Beqiri është një prej tyre, i cili e katranosi në LaçiPartiz­ani, 0-0. Një ndeshje ku ishte e tepërt të thoshe se kishte presion të madh prej atmosferës së krijuar, pasi as tifozët kurbinas nuk ishin të interesuar për të ndjekur në masë këtë takim. Mirëpo, vetëm Beqiri nuk sheh një penallti neto në favor të Partizanit pas ndërhyrjes së Lushkjes ndaj Malës brenda zonës. Gafa edhe në Kamzë e Vlorë, me arbitrat që gabuan në dy momente, në dëm të Kastriotit dhe Skënderbeu­t. Laçi-Partizani 0-0

Gjyqtarë: A. Beqiri, R.Avdo, R.Shaba (Tiranë)

Në minutën e 5- të, Esat Mala merr një top brenda zonës nga Asani dhe në momentin që po bëhej gati të godiste "sferën", Lushkja i ndërhyn me këmbën hapur nga prapa, duke e rrëzuar. Gjyqtari vijon lojën, duke mos akorduar penallti, përpos kontestime­ve të të kuqve. Ndërhyrja pa top e Lushkjes ndaj Malës, që po mundohej të gjuante, ishte një episod që nuk duhej të diskutohej me dhënien e penalltisë, por kryesori Beqiri hezitoi dhe tashmë pritet të dënohet nga sektori i gjykimit në FSHF. Flamurtari - Skënderbeu 0-2

Gjyqtarë: A. Koçi ( kryesor), D.Rexha dhe H.Lisaku ( anësorë), O. Kuka dhe K. Shahini ( pas portave), F.Lamaj (i katërt);

FSHF kishte dërguar në Vlorë gjashtë arbitra, duke i besuar kryendeshj­en e javës së katërt një gjyqtari që ka mbajtur stemën e FIFA-s, si Andi Koçi. Në përgjithës­i ishte një gjykim i mirë, por pati edhe tri raste të diskutuesh­me. Në minutën e 20, ka një pozicion jashtë loje të Skënderbeu­t, por pamjet filmike tregojnë se Bregu mbahet në lojë nga Kotobelli. Vlonjati doli i vetëm dhe goditi shtyllën, por anësori Rexha ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, duke vepruar gabim. Në minutën e 39-të, Gripshi rrëzohet në zonë pas duelit me Siljanovsk­in, duke pretenduar penallti. Koçi e

ndëshkon Gripshin me të verdhë për simulim, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast të dyshimtë, që mund të jepej 11- metërsh në favor të Skënderbeu­t. Ndërsa në minutën e 53-të, arbitri Koçi fali kapitenin Radas, i cili bëri një gjest antisporti­v ndaj Kotobellit.

Tirana - Luftëtari 3-1

Gjyqtarë: E. Hamiti, P.Simoni (Lezhë), R.Dobruna (Tiranë)

Gjyqtari kryesor, Eldorian Hamiti, menaxhoi në mënyrë perfekte ndeshjen e luajtur në "Selman Stërmasi". Ndëshkoi

dy herë me të verdhë Hoxhallari­n për ndërhyrjet ndaj Radoviç në pjesën e parë dhe Liçajt në të 54-ën. I kuq i merituar për mbrojtësin e Tiranës, ashtu si edhe për boshnjakun e Luftëtarit, Janiçiç, që pas dy të verdhave për ndërhyrje ndaj Kobinah në pjesën e parë dhe Blazhevski­t në të dytën, la ekipin me një lojtar më pak në 20 minutat e fundit të lojës.

Teuta - Kukësi 0- 1

Gjyqtarë: K.Meta, N.Bregasi, M.Shazivari (Tiranë)

Arbitri Kridens Meta fali mbrojtësin e Kukësit, Vangjel Zguro, duke mos e nxjerrë me

të kuq. Pasi mori të verdhë në të 27'-ën, pogradecar­i bëri një faull në fundin e pjesës së parë ndaj Kamaras, por u fal. Në rastin e dytë ndërhyri ndaj Avdylit (në të 59-ën), por sërish nuk ndëshkohet. Ankohet Osmani, por kryesori Meta akordon vetëm goditje dënimi. Cungu, për të mos rrezikuar më, e largon nga fusha Zguron. Në të 86'-ën gjyqtari vepron drejt kur anulon golin e dytë të Rexhinaldo­s, pas një topi të kthyer nga portieri Hidi për pozicion jashtë loje. Kamza - Kastrioti 2-0

Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), I.Tartari, O.Grabova (Fier);

Kjo ndeshje i ishte besuar kryesorit nga Patosi, Olsid Ferataj. Në fundin e pjesës së parë ka pasur një rast që mund të ndryshonte fatet e takimit. Në minutën e 42- të, kur loja ishte 1- 0 për Kamzën dhe vetëm 60 sekonda më pas dyfishoi Fukui, Kastrioti pretendoi për një penallti. Patrik Bardhi devijoi topin me kokë brenda zonës, ndërsa Arrabal ndërhyri me këmbë, duke e penguar. Një rast shumë i dyshimtë, që nëse do të gjykohej me kompetencë, duhej akorduar 11- metërsh.

 ??  ?? Çast para ndeshjes Laçi-Partizani 0-0
Çast para ndeshjes Laçi-Partizani 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania