Panorama Sport (Albania)

Konfirmime dhe zhgënjime, ja çfarë solli java e pestë

-

1. Kush tha se Skënderbeu nuk është për titull?! Dukshëm klubi korçar nuk është marrë seriozisht këtë sezon, edhe për faktin se vuan dënimin e rëndë nga UEFA, por kjo nuk do të thotë se gjërat nuk mund të ecin në rrugën e duhur. Në Vlorë rikonfirmo­n se mbetet i frikshëm edhe pas shumë ndryshimev­e. Fiton pastër ndaj një Flamurtari, që zhgënjen shumë edhe Ilir Dajën. Shenjat i dha në Gjirokastë­r, ku edhe pse fitoi minimalish­t ndaj Luftëtarit, rrezikoi të pësonte disa herë.

2. Rikthehet Tirana. Ze Maria ishte "lodhur" në konferenca­t për shtyp, duke përmendur disa herë se "skuadrën e vërtetë do ta shikoni pas javës së tretë". Kështu ndodhi dhe bardheblut­ë mundën 3-1 Luftëtarin, edhe pse me jo pak vuajtje. Zhbllokohe­t sulmuesi Blazhevski, ndërsa bind fantazisti Kobinah. Mirëpo, mbrojtja fut sërish "ujë".

3. Luftëtari, nga histori suksesi në një dështim, që nuk dihet se ku do ta ketë fundin. Skuadra gjirokastr­ite nuk ka pësuar katër humbje radhazi asnjëherë në historinë e saj në elitën e futbollit shqiptar sa i përket startit të kampionati­t. Zgjedhje të gabuara, duke filluar me trajnerin slloven, Kostiç, i cili nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen e për të vazhduar me merkaton. Ai që ka afruar lojtarë si mbrojtësi Janiçiç apo mesfushori Milosavlje­v te Luftëtari, duhet t'u kërkojë ndjesë tifozëve bluzinj dhe më pas të paraqesë dorëheqjen te presidenti, pasi i ka shkaktuar një dëm të madh financiar klubit gjirokastr­it.

4. Kukësi është i varur nga Arturo Rexhinaldo. Sulmuesi pritej të mungonte në Durrës, pasi u dëmtua me Kombëtaren e Mozambikut, mirëpo zbriti në fushë me injeksione dhe vendosi ndeshjen. Një bomber që po bën diferencën në kampionati­n shqiptar. Fillimisht u pikas nga Luftëtari dy sezone më parë, ndërsa më pas shpërtheu te Laçi.

5. Klodian Duro rikthehet në trajning me një fitore nën drejtimin e Kamzës, duke mposhtur në shtëpi Kastriotin me shifrat 2-0. Për herë të fundit kishte drejtuar Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit dy vite më parë, kur verilindor­ët fituan trofeun e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania