Panorama Sport (Albania)

Skaneri i merkatos kuqezi, ja lëvizjet më të bujshme

Mavraj dhe Basha në Greqi, ecejake të Qakës

- OLSI TUJANI

Një verë e trazuar dhe me telefon apo valixhe në dorë. E tillë ka qenë periudha e merkatos së transferim­eve për shumë nga futbollist­ët e Kombëtares shqiptare. Situata ka prekur thuajse të gjithë repartet, me përjashtim të portës, teksa Strakosha, Berisha e Alban Hoxha kanë qëndruar pjesë e skuadrave, me të cilat mbyllën sezonin e shkuar. "Panorama Sport" sjell situatën e të gjithë futbollist­ëve të Kombëtares, me skuadrat që kanë ndryshuar dhe situatën e secilit. PORTIERËT

Miliona të ofruara për Lacion dhe Strakoshën, por gardiani kuqezi qëndroi pjesë e bardhekalt­ërve dhe vazhdon të tregojë se është një pikë referimi. Për Berishën, situata është më pak pozitive. Edhe pse bëri një sezon të mirë me Atalantën një vit më parë, trajneri Gasperini i ka besuar më së shumti Golinit, edhe pse javë pas jave, paraqitet me një sërë gabimesh. Skuadra franceze dhe disa italiane ishin të interesuar­a për gardianin kuqezi, por asnjë ndryshim. Alban Hoxha vijon të jetë pjesë e të kuqve të Partizanit në vendin tonë. MBROJTËSIT

Tre prej tyre ishin pa ekip në grumbullim­in e fundit, mirëpo trajneri Panuçi zgjodhi të grumbulloj­ë vetëm Mërgim Mavrajn. Ky i fundit, pas mbylljes me jo pak polemika të aventurës në Hamburg, ku drejtuesit u sollën aspak si profesioni­stë duke e përjashtua­r pa shkak, gjeti akord së fundmi me Arisin në Selanik, ku "shkues" u bë Migjen Basha. Arlind Ajeti, gjithashtu prej pak ditësh është pjesë e Grasshoper­sit, duke u rikthyer në kampionati­n helvet, por si kundërshta­r i Bazelit. Për Hysen Memollën pati disa tentativa nga drejtuesit e klubit për ta bindur që të largohej, madje duke e dërguar në ekipin B si ndëshkim, por më pas gjithçka ndryshoi dhe është kthyer te Hajduk Split. Egzon Binaku është bërë pjesë e Malmos së fundmi, me të cilën fitoi edhe një ftesë nga Panuçi për Kombëtaren. Ivan Balliu, pas disa lajmesh në merkato për t'u larguar, ka vijuar sezonin me Metz në Ligën e dytë franceze. Berat Gjimshiti, pasi përfundoi huazimin te Benevento, është rikthyer tek Atalanta. MESFUSHORË­T

Migjen Basha e mbylli me polemika aventurën te Bari dhe më pas nënshkroi me Aris në Greqi, ku edhe ka bërë start pozitiv. Për Memushajn, rikthimi te Peskara pas Beneventos duket se ishte zgjedhja perfekte. Keidi Bare, kapiteni i Kombëtares U- 21, ndërroi skuadër dhe u bë pjesë e Atletikos së Malaguese, ekip satelit i Malagës. Eros Grezda mund të konsideroh­et edhe transferim­i më i bujshëm, teksa mesfushori me tipare të avancuara iu bashkua Rejnxhërsa­ve të drejtuar nga Stiven Xherard. Sabien Lilaj, pasi la Skënderbeu­n, u transferua në Azerbajxha­n, ku edhe sfidon Karabakun e Agollit me Gabalanë. Serial u bë periudha e transferim­eve për Kamer Qakën, i cili u transferua me shumë bujë nga Poli Iasi te Steaua e Bukureshti­t. Mirëpo, duke mos bindur stafin dhe presidenti­n, mes shumë polemikash, u rikthye sërish në formë huazimi te Poli Iasi. Kristal Abazaj hodhi hapin e madh sa i përket kampionati­t dhe skuadrës, por ende nuk po përshtatet me Anderlehti­n. SULMUESIT

Sokol Cikalleshi ka qëndruar në Superligën turke, duke iu bashkuar Goztepes në formë huazimi, pasi Osmanlispo­ri që i zotëron kartonin ra në ligën e dytë. Rei Manaj, pasi përfundoi huazimin te Granada, drejtuesit e Interit i gjetën atij një skuadër sërish në Spanjë, tek Albasete. Sidri Guri në hapat e Abazajt, por me Ostenden. Disa ndeshje, por pak bujë në vijën e parë të sulmit. Azdren Llullaku u rikthye në Rumani duke shënuar dy gola me Astra Giurgiu, pasi Entela ra në Serinë C italiane.

 ??  ?? Eros Grezda në debutim me Rejnxhërsi­n
Eros Grezda në debutim me Rejnxhërsi­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania