Panorama Sport (Albania)

Markez më këmbë në tokë: Asgjë s’ka mbaruar

"Kemi një avantazh të mirë, por duhet të punojmë fort"

- ARTIN LLESHAJ

Mark Markez ka një avantazh prej 67 pikësh kundrejt Andrea Doviciozos që mban vendin e dytë, megjithatë spanjolli kërkon që ta mbajë përqendrim­in sa më të lartë, duke mos bërë shumë llogari për Çmimin e Madh të Spanjës. Në prag të garës që do të mbahet në Aragon, kampioni në fuqi i "Moto GP" deklaron: "Vitin e kaluar erdha në këtë garë me pikë të barabarta në klasifikim­in botëror, ndërkohë që në këtë sezon vijmë me një avantazh të mirë, megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet ta ulim përqendrim­in, sepse asgjë nuk ka mbaruar për sa i përket titullit. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort pasi Dukati është shumë i shpejtë në të gjitha pistat dhe do të vazhdojë të na rivalizojë. Duhet të gjejmë strategjin­ë për të luftuar me ta mënyrën më të mirë të mundshme. Në Aragon duhet të tregohemi kompetitiv­ë që në fillim dhe duhet të vendosim sa më shpejt bazat për të qenë sa më të përgatitur për garën e fundjavës", thotë Markez. Për pilotin spanjoll, Çmimi i Madh i Aragonit duket se është një ndër më të preferuari­t dhe shikohet si favorit absolut edhe për faktin se do të garojë në atdheun e tij. "Ky është një ndër cirkuitet e mi të preferuar dhe në këtë pistë ndihem shumë mirë", deklaron Markez, i cili më pas shton: "Po e pres me padurim momentin kur do të zbres në pistë para publikut të shtëpisë sime. Ky sezon do të jetë vërtet special, pasi për herë të parë cirkuiti do të më dedikojë një kënd dhe kjo gjë më bën të ndihem shumë entuziast", përfundon spanjolli i Hondas. Kujtojmë që Çmimi i Madh i Spanjës do të jetë shumë i rëndësishë­m për Mark Markezin, pasi një sukses në këtë pistë thuajse do ta hipotekont­e përfundimi­sht titullin kampion për pilotin spanjoll, i cili do të regjistron­te triumfin e tretë radhazi dhe të pestin në të gjithë karrierën e tij të suksesshme. Tashmë na ndajnë edhe gjashtë gara nga përfundimi i kampionati­t botëror të "Moto GP", ku përveç Çmimit të Madh të Aragonit, që do të mbahet këtë fundjavë, do të garohet më 7 tetor në Tailandë, më 21 tetor në Japoni, më 28 tetor në Australi, më 4 nëntor në Malajzi dhe do të mbyllet gjithçka më 18 nëntor në Valencia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania