Panorama Sport (Albania)

Trajneri Gjoni: Me mbështetje­n e tifozërisë, fitojmë titullin

-

Kampionati kombëtar i boksit, që do të nisë pas afro një javë në Shkodër, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", do të jetë një luftë e vërtetë sportive mes ekipeve dhe boksierëve pjesëmarrë­s. Të paktën 3 ekipe, si Vllaznia, Tirana e Teuta, pretendojn­ë që të fitojnë titullin kampion. Pavarësish­t kësaj, trajneri Gjoni dëshiron që Vllaznia e tij të fitojë titullin e 22-të kampion. Për ta bërë këtë kërkon edhe mbështetje­n e tifozëve shkodranë. Në prag të kampionati­t, trajneri shkodran u shpreh kështu: "Pas një jave fillon lufta në qytetin e Shkodrës. Kampionati i boksit është shumë i fortë. Tri ekipe pretendojn­ë për ta fituar, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Ne jemi përgatitur shumë mirë, edhe pse kemi mungesa kampionësh të vitit të kaluar, të cilët i kemi pasur kampionë të padiskutue­shëm dhe që nuk janë më në radhët e ekipit. Kemi punuar shumë për elementin e ri dhe këtë vit kemi 50% të ekipit nga të rinjtë që kanë qenë te 18-vjeçarët, ku tashmë vijojnë me të rriturit. Tifozëria shkodrane do të jetë një faktor kryesor kësaj here dhe i ftoj që të na mbështesin të paktën në ndeshjet finale, sepse finalet kanë për të qenë të forta dhe aty ka për t'u ndarë edhe titulli kampion. Këtë radhë jemi me 9 pesha dhe jemi shumë mirë në të gjitha ato. Po ashtu, kemi edhe dublantët që mund të na ndihmojnë. Boksi normalisht që ka të papritura, por ne synojmë që të shkojmë me shumë boksier në ndeshjet finale dhe nëse marrim 5 kampionë, atëherë titullin e kemi të sigurt. Nëse arrijnë katër kampionë, atëherë titulli vendoset nga pikët prej nënkampion­ëve. Kemi boksierë dublantë, por gjithsesi kampionati është i fortë dhe ne do të synojmë titullin e 22-të kampion. Nuk do të jetë e lehtë, pasi do të na mungojnë Krenar Zeneli në peshën e lehtë dhe Nelson Hysa në peshën super të rëndë, të cilët kanë qenë kampionë dhe nuk janë më pjesë e Vllaznisë", përfundon tekniku Gjoni. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania