Panorama Sport (Albania)

Inter, përmbysje e çmendur

Vendësit ndëshkohen nga Eriksen, por fiton entuziazmi: e kthejnë Ikardi-Vesino

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ikardi dhe Vesino, pikërisht si në "Olimpico" kundër Lacios, si atë të diel maji (20/ 5), kur zikaltrit u rikthyen në Champions. Nata që Interi priste prej gjashtë vitesh e gjysmë përfundon me emocione. Gol i parë (dhe i jashtëzako­nshëm) në Ligën e Kampionëve i Mauro Ikardit që barazon Totenhemin 4' nga fundi dhe goditja me kokë e Matias Vesinos në të 92-ën i japin jetë rilindjes. Mjaftuan 6 minuta për të ndryshuar historinë: deri në të 84-ën Interi nuk u shfaq kurrë i rrezikshëm, Ikardi ishte në hije, Totenhemi tregoi pjekurinë dhe kontrolloi lojën falë golit (edhe me fat) të Kristian Eriksen. Në fund u "zgjua" dyshja amerikano- jugore, si në Romë. Dhe gjithçka ndryshoi.

DRIDHET "SAN SIRO" - Naingolan shihet në gjithë fushën, i ngjitur pas "mikutarmik" Dembele: një sfidë brenda sfide e dy belgëve. Interi krijon, por nuk shfaqet i rrezikshëm përpara portës. Raxha në të 3-ën gjen Ikardin, por kapiteni ndodhet në pozicion jashtë loje. Pak minuta më pas mesfushori tenton vetë finalizimi­n: topi përfundon në tribunë. Ikardi ndodhet i vetmuar, Perisiç i vjen shumë pak në ndihmë. Londinezët përpiqen të konkretizo­jnë zotërimin e mbytës të topit ( 42% me 58% në pjesën e parë): përpara pushimit "San Siro" mban frymën: Eriksen kalon holandezin, Kejn kalon edhe Handanoviç­in, por humbet kohën dhe del së bashku me topin jashtë vijës fundore. Në të 42-ën sërish rrezik i "Spërsave", me Lamelën, por "Handa" bllokon sferën.

E ZHBLLOKON ERIKSEN - Anglezët kthehen nga dhomat e zhveshjes me një marsh më shumë. Në të 53-ën Totenhemi kalon në avantazh me Eriksenin: danezi fiton dyluftimin në mes të kroatëve (Brozoviç-Perisiç) dhe godet në portë: Handanoviç e prek, topi i kthehet sërish numrit 23 të "Spërsave", i cili në tentativën e dytë përfiton nga devijimi i Mirandës dhe zhbllokon ndeshjen. Miqtë marrin kurajë dhe nisin të sulmojnë më lirshëm: çdo aksion simbolizon rrezik, vetëm Handanoviç në versionin "Batman" u ngrin buzëqeshje­n. Po Interi? Në të 67-ën vjen goditja e parë në portë e zikaltërve: Politano kroson për Perisiçin, kroati tenton me kokë por Vrom e zotëron pa probleme.

FUND "I ÇMENDUR" - Spaleti ndërron krahët e sulmit. Perisiç e pas tij Politano i lënë vendin respektivi­sht Kandrevës e Keitës, por skenari nuk ndryshon. Deri në të 41ën... Ja "perla" e papritur: Azamoah kroson nga e majta, Ikardi ndodhet në limitet e zonës dhe fluturimth­i shkarkon të djathtën: një gol që vështirë do harrohet. Interi vazhdon të besojë dhe goditja me kokë e Vesinos në të 92-ën është titulli i një përmbysjej­e spektakola­re: Interi nuk ka vdekur!

 ??  ?? Interi feston me tifozët rikthimin me fitore në Champions
Interi feston me tifozët rikthimin me fitore në Champions

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania