Panorama Sport (Albania)

Ikardi, në ekstazë: Një natë magjike!

"Rastisa atje... po çfarë asisti Azamoah! Fitorja na jep forcë"

-

‘ Eprisja prej shumë kohësh këtë ditë dhe sot erdhi. A jam në ankth? Jo, e them gjithmonë: kërkoj të bëj punën time, shqetësohe­m për skuadrën që nuk fiton. Goli do vijë së shpejti. Dhe sot mund të vijë kthesa". Fjalë përpara ndeshjes: kapiteni kishte parandier gjithçka. Një ndeshje "e çmendur", e kaluar në vuajtje nga 1' në 85', thuajse pa prekur asnjë top. Më pas, krosim i Azamoahs nga e majta dhe Mauro Ikardi vendosi që nuk do ishte një mbrëmje e dështuar, por një natë me 'N' të madhe, për t'u kujtuar gjatë, për kornizë. Goditje fluturimth­i me të djathtën nga jashtë zone, e pakapshme për Vorm, që i dha Interit forcën e duhur për të përmbysur, në fund, Totenhemin ( 2- 1 pas golit të Vesinos).

BESIM - "Një ndeshje në Champions, një gol? Le të vazhdojmë me këtë mesatare", ishte komenti, menjëherë pas mbylljes së sfidës, i kapitenit zikaltër, i cili tregon edhe "sekretin" se përse ndodhej jashtë zonës "së tij": "Pësova një goditje dhe mbeta prapa, ndaj u gjenda atje. Azamoah, megjithatë, më dha një krosim fantastik dhe goditja shkoi atje ku doja. Një natë spektakola­re, ishte paraqitja që të gjithë prisnim. Kemi një skuadër të fortë, mund të përballemi kundër kujtdo, paçka startit jo të mirë në kampionat. E ëndërronim prej tre muajsh, një debutim i tillë na jep shumë forcë dhe diçka më shumë për të përmirësua­r në Serinë A. Jemi plot besim, tani duhet të shohim përpara të lumtur, por gjithmonë duke ruajtur qetësinë. Nuk mund të shpërqendr­ohemi për një fitore: grupi është i gjatë, me tri pikë nuk mund të kalojmë. Një ndeshje të tillë nuk e kishte imagjinuar askush: duhet të na shërbejë për të na rritur en-

tuziazmin, të studiojmë aspektet pozitive".

TË MËSOJMË NGA GABIMET - Ikardi ka vijuar: "Vërtet na mungoi pasimi i fundit, por asgjë për t'u shqetësuar: e rëndësishm­e është të mësojmë nga gabimet. Duhet marrë në konsiderat­ë edhe lodhja, vrapuam shumë dhe ushtruam vazhdimish­t presing. Publiku

na karikoi: brohoriste edhe kur pësuam gol, ishte me ne, vazhdonte të këndonte. Arritëm të shënojmë dhe nuk u dorëzuam: kjo na dha fitoren. Nuhatej që do shënonim, patëm shumë goditje këndi në favor. Vesino? Ndodhej atje ku duhej. Kush shënon, nuk ka rëndësi, kryesore është që Interi të fitojë. Ndeshja e kthesës?

Nuk di të them, por të shtunën ( kundër Kaljarit) duhet të zbresim në fushë me një tjetër mentalitet. Dhe si "qershi mbi tortë" në përfundim të mbrëmjes triumfuese, ka ardhur edhe postimi i pashmangsh­ëm i Vanda Narës në rrjetet sociale (në lot pas debutimit me gol të kapitenit): "Mirëserdhe në Champions!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania