Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Ikardi lideri ynë, tani dimë ç'duhet të bëjmë

-

Interin e ringjall sërish Vesino. Kundër Totenhemit, si me Lacion në maj. Trajneri Luçiano Spaleti është shprehur i lumtur pas fitores spektakola­re me përmbysje kundër anglezëve: "Ishte një fund entuziazmu­es, të shihje stadiumin që shpërthent­e pas golit të suksesit, më ngjalli emocione të forta. I bëra kompliment­et skuadrës sepse, pavarësish­t disavantaz­hit, qëndruan në sulm, zhvilluan një ndeshje të jashtëzako­nshme. Kundër Parmës patëm thjesht një incident. Çfarë mund të përmirësoj­më? E dimë çfarë duhet të bëjmë: diçka më shumë në rikuperimi­n e topit dhe rrezikshmë­rinë në zonë: nuk jemi ende efikas. Qëndrojmë shumë larg nga përgatitja e stërvitjes dhe mbi këtë është e nevojshme të këmbënguli­m. Naingolan duhet ende të gjejë formën optimale dhe do na jetë në ndihmë kur të jetë në 100%". IKARDI VENDIMTAR - I detyrueshë­m citimi për Ikardin, që vendosi baraspeshë­n e përkohshme me një goditje fantastike fluturimth­i: "Mauro është në sintoni perfekte me shokët e skuadrës: kur sheh që të tjerët vendosen përpara portierit, ai shpesh tërhiqet, si për shembull në derbi. U lë të tjerëve ' luftën' dhe mendon se ku mund të shkojë topi, edhe pse sot (dje) Azamoah e gjeti vetë në mënyrë të përkryer. Mauro është lideri ynë. U zhbllokua, shënoi një gol spektakola­r. Të gjithë, në krahun tjetër, zhvilluan një paraqitje pozitive, veçanërish­t në grintën dhe vendosshmë­rinë e treguar kur po kalonim një momentet të vështirë".

SHKRINJAR PËR DUARTROKIT­JE - "Nuk jam dakord kur dëgjoj se Totenhemi meritoi më shumë deri në momentin e golit, - nënvizon trajneri. - Ndeshja e Shkrinjar? Më duhet ta duartrokas për mënyrën si ' anuloi' dy sprintierë pa vuajtur. Dhe ishte jashtë pozicioni...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania