Panorama Sport (Albania)

Gola për “infarkt”, Vesino: Ja sekreti im

"E kuptuam që Totenhemi u tremb në minutat e fundit"

-

Katër golat e fundit në Serinë A i kishte shënuar pas minutës së 80-të. A është kjo një rastësi? Me siguri që jo. 12 golat e tij në Itali u kanë dhuruar gjithnjë pikë skuadrave ku ka luajtur. Shumica fitore dhe pak herë barazime. A mund të jetë kjo një rastësi? Me shumë mundsëi jo... Goli i djeshëm pra, ai kundër Totenhemit që dërgoi në qiellin e shtatë gjithë intersitët, ishte thjesht vepër e dikujt që di si t'i "gatuajë" golat magjikë.

A ka një shpjegim për golat tuaj në fund të ndeshjes?

Besoj gjithmonë deri në fund dhe në disa raste ia dal.

Çfarë do të thotë ky gol për ju?

Është si një ëndërr. Shikoni, unë nuk shënoj shpesh dhe çdo gol më lumturon, por kur vendos një fitore në Ligën e Kampioneve është thjesht si ëndërr...

A ishte kjo ndeshja e kthesës për Interin?

Nuk e di. Shpresoj të jetë kështu. Champions- i është ndryshe nga kampionati, por ne besojmë se mund të shkojmë shumë larg.

Barcelona nga ana tjetër fitoi 4- 0...

E dimë të gjithë që ky është një grup i vështirë. Barcelona është një skuadër e madhe, por ne do të flasim për të kur të vijë radha për të luajtur. Tani sapo kemi marrë një fitore të jashtëzako­nshme, e cila besoj do të shërbejë si një mësim edhe për të ardhmen.

Çfarë mesazhi keni për shokët e skuadrës?

Kemi një grup lojtarësh fantastikë, të cilët, kur besojnë te forca e tyre, mund të bëhen të pandalshëm.

Për çfarë ka nevojë Interi juaj në këtë moment?

Që të mund të marrë një fitore sa më shpejt edhe në kampionat. Nuk duhet të lëmë më pikë rrugës, sepse sezoni është i gjatë, por edhe rivalët tanë janë të fortë dhe të rrezikshëm në Serinë A.

Çfarë mendonit pasi Totenhemi ju shënoi i pari?

Isha pak i zemëruar sepse

e dija se ne thjesht ia komplikuam pak punët vetes. Por nuk u dorëzova asnjëherë. E kuptova që edhe Totenhemi ishte i pasigurt dhe na druhej sa herë që ne luanim lirshëm dhe pa komplekse. Më pas, kur po vinte fundi

i ndeshjes, ndihej në ajër se ne meritonim shumë më tepër sesa një humbje dhe rivalët qartazi ishin të trembur. Madje, as barazimi nuk po më kënaqte më kur pashë se çfarë po bënim ne në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania