Panorama Sport (Albania)

Reali pa motiv, ky është viti i të tjerëve...

- Nga LOTAR MATEUS REALI- BARCELONA- JUVENTUS- BAJERNI- TË TJERAT-

y është një sezon i madh, sigurisht që po. Në vitin 2019, Champions-i është titulli më i madh që mund të fitojnë skuadrat e futbollit. Për mua, janë 8 skuadra që mund ta fitojnë dhe dy prej tyre luajnë në Angli: Liverpuli dhe Mançester Siti. Të dyja janë forcuar shumë dhe i mendoj si favorite. Por ka edhe 6 skuadra të tjera që duan të jenë kampione. Kështu që, mendoj se do të jenë të shumta ekipet që do të qajnë në fund të sezonit. Nëse nuk do të fitojnë, sigurisht që nuk do të jenë të lumtura.

Ata janë fabrika e vërtetë e Ligës së Kampionëve. Kanë fituar 3 të fundit, por t'u kërkosh të katërtën është e tepërt. Nuk e di se në çfarë pozite janë në këtë moment pa Ronaldon. Nuk e di kush mund ta zëvendësoj­ë, por Bejl mund të jetë lideri. Ata janë një ekip shumë i mirë, por kanë pasur shumë fat në 2 nga 3 finalet e luajtura. Më duket se skuadrat e tjera janë më të motivuara këtë vit.

Tani ne do të shohim sërish Barcelonën e Leo Mesit. Këtë herë, edhe ai do të jetë më mirë sesa Botërori. Sepse te Barcelona ndikohet shumë nga sistemi dhe roli që ka. Në këtë skuadër jep më të mirën. Nëse Mesi është në formë, atëherë skuadra e tij jep më të mirën. Me Vidalin kanë një lider më agresiv dhe një lojtar që mund të ndryshojë lojën. Ai është nga ata lojtarë që mund ta ndihmojë Barcelonën që të fitojë ndeshjet, të cilat janë të ekuilibrua­ra.

Ne e kemi parë atë që Juventusi ka bërë në vitet e fundit pa Ronaldon. Tani, ai është një armë shtesë më shumë për këtë skuadër. Është një emër i madh në një skuadër të madhe. Mund të bëjë diferencën në çdo ndeshje. Por nuk e di nëse mund ta bëjë Juventusin nga një ekip gjysmëfina­list në fitues.

Tani kemi një tjetër Bajern me Niko Kovaçin. Më kujtojnë pak a shumë një ekip të Klopit që bëjnë presing shumë lart, janë agresivë. Në sezonet e fundit kanë vuajtur prej dëmtimeve dhe ato do të thonë shumë në muajt mars, prilL, maj. Ky është një problem, por me Nojerin, Boatengun, Humelsin, Robenin, Riberinë, Levandovsk­in dhe Mylerin në formë, janë të fortë.

PSG-ja dhe Atletiko janë ekipe të rrezikshme. Mjafton të shohësh sulmin që kanë francezët për të kuptuar sa të fortë janë. Por mendoj se nuk kanë ekuilibrat e duhura. Kanë problem mentalitet­i dhe kanë pasur raste të mira për t'i treguar vlerat, pa arritur. Ndërsa Atletiko është shndërruar në një ekip solid me Simeonen dhe motivohen në ndeshjet e mëdha. Nuk mendoj se skuadrat si Interi, Valencia, Roma apo Napoli kanë forcë për të shkuar në tetëshe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania