Panorama Sport (Albania)

“Poker” i Barçës, Mesi rekordmen

Kapiteni shënon tre gola dhe parakalon Ronaldon, në Champions askush si ai

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mesi, gjithnjë Mesi. Leo që e hap ndeshjen, Leo e vazhdon dhe Leo e mbyll. Një tripletë për të thënë: Këtë herë, Barcelona dëshiron të shkojë shumë larg, pasi në tri sezonet e mëparshme është ndalur në çerekfinal­e. Në ndeshjen debutuese të sezonit në Champions kundër PSV-së, synimi ishte i qartë: Ta zhbllokojm­ë sa më shpejt. Dhe sigurisht që "Pleshti atomik" e zhbllokon ashtu siç di vetë. Me një goditje dënimi spektakola­re, të cilën as Zoet që po luante mirë nuk e ndali dot. Thjesht e shijoi të shkonte në rrjetën e tij. Dhe pjesa e mbetur e ndeshjes ishte leksion. Lojë me finte, raste të krijuara dhe të shpërdorua­ra prej pasaktësis­ë së Suarezit, prej mungesës së vëmendjes, por edhe prej saktësisë së portierit Zoet. Ky i fundit e ndal në mënyrë perfekte Kutinjon. Por deri në momentin kur Dembele dhe Mesi shënojnë sërish dhe vulosin triumfin. I pari shpiku një goditje të menjëhersh­me, ndërsa i dyti u shërbye nga Rakitiç dhe trefishoi rezultatin. Ishte e vështirë, por ai i bën gjërat të duken si më të thjeshtat në botë. Dhe në fundin e ndeshjes shënon sërish me një diagonale, duke marrë topin në shtëpi. Mund të kishin shënuar më shumë, por Suarez u ndal nga traversa. Kjo Barcelonë e ka seriozisht.

DOMINIM TOTAL- PSVja e "shkretë" e Van Bomelit rezistoi vetëm për gjysmë ore me taktikën e vetme që mund të përdorte: Mbrojtje dhe mundësi për kundërsulm. Sepse përpara ke sulmues shumë të shpejtë si Lozano, Bergeivin dhe Pereiro, i cili ishte më i miri i bandës holandeze. Por, në fakt, ata duhet të prisnin deri në minutën e 60të për t'u shfaqur rrezikshëm në portën e Ter Shtegenit me një goditje qendrore të Tasendes. Diferencë e madhe kualiteti. Barcelona dominoi në mënyrë totale ndeshjen dhe luajti e gjitha në sulm, duke lënë në mbrojtje vetëm Pikenë dhe Umtitin. Kur ndeshja ishte 1- 0, edhe ata patën pak luhatje, por Lozano dhe Pereiro nuk i shfrytëzua­n rastet që patën. Pastaj erdhi goleada dhe lamtumirë PSV. Më mirë që Interi arriti ta përmbyste Totenhemin, sepse kjo Barcelonë dhe ky Leo Mesi duket se duan t'i shkojnë deri në fund këtij udhëtimi.

REKORDI- Me këtë tregolësh të shënuar, Lionel Mesi

parakalon rivalin e tij më të madh, Kristiano Ronaldon. Sepse argjentina­si arriti 8 "hat-trick", ndërsa portugezi është ndalur në kuotën e 7 të tillëve. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë gjë në Ligën e Kampionëve dhe "Pleshti" mund ta shijojë këtë rekord.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania