Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BARCELONËS

-

TER SHTEGEN 6- Mbrëmje e qetë. Menaxhim dhe administri­m. Ato herë kur duhet të ndërhyjë, e bën me siguri. ROBERTO 6 - Ka prezencë konstante në krahun e djathtë dhe del shpesh në fazën sulmuese. Spektakola­r në diagonalen që mbyll një kundërsulm të PSV-së.

PIKE 6 - Lë ndonjë hapësirë, por merr notë më të lartë pasi shpëton një rast të rrezikshëm të PSV- së, duke mos e lejuar të shënojë golin e barazimit. UMTITI 5 - Të ndëshkohes­h me karton të kuq në një mbrëmje të tillë nuk është sinjal pozitiv. Kartoni i parë vjen pas një proteste të kotë. I dyti për një faull që duhej shmangur. Ndeshje e dobët.

ALBA 6,5 - Është shumë shpërthyes dhe depërton mirë në të majtë duke krijuar superiorit­et numerik. Një nga më të mirët. RAKITIÇ 6 - Ndeshje anonime e kroatit, por pastaj shpik një asist për Leo Mesin që e dërgon në rrjetë. ( Nga 85' VIDAL).

BUSKETS 6 - Ndonjëherë e ka të vështirë të menaxhojë kundërsulm­et e PSV- së, por prezenca e tij jep siguri dhe ekuilibër. Mbetet një lojtar vendimtar për karakteris­tikat e tij. KUTINJO 5,5 - Nuk bind në provën e parë në Champions me Barcelonën. Lëviz mirë, por Zoet i mohon kënaqësinë personale. (Nga 80' LENGLET). MESI 8,5 - Goditja e dënimit është nga ato që mund ta shohësh 100 herë në ditë dhe nuk lodhesh, por goli i dytë gjithashtu ishte spektakola­r. Një mbrëmje magjike e "Pleshtit". SUAREZ 6,5 - Gjysmë note më pak sepse proteston shumë, por bilanci i ndeshjes së tij është pozitiv. Një traversë, por edhe disa raste të humbura. DEMBELE 7 - Në momentin që dukej i zhdukur nga fusha e lojës, del në skenë me një gol spektakola­r. Dhe ky ishte goli i 5- të në 6 ndeshje. I jashtëzako­nshëm. (Nga 83'-ARTUR). TRAJNERI VALVERDE 6,5 - Barcelona e tij i merr fitoret njëra pas tjetrës, por duhet parë me kundërshta­rë më të fortë. Interesant­e ideja për të luajtur me Kutinjon, Mesin, Suarezin dhe Dembelenë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania