Panorama Sport (Albania)

Ramos: Grizman, injorant!

“‘Topin e Artë’ s’e kanë fituar kampionë më të mëdhenj, Ronaldo e shkuara”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

erxho Ramos i bën një ndërhyrje në “sparkatë” sulmuesit të Atletikos, Antuan Grizman. Nga ato ndërhyrje që “vrasin” më shumë sesa në fushën e lojës. Kapiteni i Realit të Madridit e quan injorant sulmuesin francez për faktin se kërkon me ngulm të fitojë “Topin e Artë”. Gjithashtu, kampioni i Europës tregon krenarinë dhe objektivin për të mbrojtur sërish fronin. Ai e quan Ronaldon pjesë të historisë.

Grizman- “Pyetje e zgjuar. Injoranca është përhapur shumë kohët e fundit... Kur dëgjoj këtë djalosh, më kujtohen lojtarë si: Toti, Raul, Bufon, Kasijas, Maldini, Ksavi apo Iniesta. Ata fituan gjithçka dhe nuk e morën ‘ Topin e Artë’. Secili është i lirë të ketë mendimin e tij, por mendoj se Grizman duhet të këshillohe­t më mirë nga Simeone, Godin apo Koke. Edhe pse unë e kam thënë gjithmonë që ai është një lojtar shumë i mirë dhe i dua të mirën”.

Kampionë- “Prej 843 ditësh jemi ne kampionët e Europës dhe është krenari e madhe. Kjo që kemi treguar gjatë këtyre tre viteve, është diçka e jashtëzako­nshme dhe mendoj se nuk kanë qenë rastësi. Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të kemi të njëjtën dëshirë”.

Finalja- “Nuk ka rëndësi ku është. Reali ka detyrën që të mbrojë titullin. Sigurisht që kemi një motivim më shumë, meqë ajo do të luhet në stadiumin e rivalit tonë direkt”.

Mesi- “Barcelona është gjithmonë një skuadër e fortë dhe favorite. Është normale që lojtarët e saj ta shprehin hapur mendimin për të fituar Champions- in”.

Kë zgjedh- “Mes Kupës së Mbretit dhe Championsi­t unë zgjedh këtë të fundit. Megjithatë, të gjithë kompeticio­net janë të rëndësishm­e. Nuk është e lehtë të fitosh në Europë. Ta siguroj që edhe Isko preferon më shumë Champions- in sesa 3 Kupa Mbreti”.

Ronaldo- “Bëri epokë te Reali dhe theu të gjitha rekordet, por tani është e shkuara. Nuk mund të jetojmë me të shkuarën. Ai bëri shumë gjëra pozitive, por nuk ishte vetëm. Kishte

edhe lojtarë të tjerë që e ndihmuan. Ne i duam shumë futbollist­ët e mëdhenj, por, kur nuk janë më, duhet të vazhdojmë përpara. I uroj më të mirën, por jo përballë nesh”.

Favoritë- “Luis Aragones më ka mësuar gjithmonë

që duhet të besoj, por t’i marr gjërat një nga një, megjithëse ne jemi Reali. Thoshin se nuk mund të fitonim dot kurrë dy Champions radhazi, por ia dolëm. E njëjta gjë ndodhi edhe për Champions- in e tretë...”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania