Panorama Sport (Albania)

Kovaç: Në Lisbonë, për tri pikë

Kapiteni Nojer entuziast para Benfikës, duhet të luajmë njësoj si në kampionat

-

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, ka qenë prezent në intervistë­n para ndeshjes së rëndësishm­e me Benfikën që do të luhet sonte në orën 21:00 në "Estadio da Luz" në Lisbonë. Kroati është shfaqur në një humor të mirë, kjo pasi skuadra e tij po kryeson kampionati­n me pikë të plota pas tri javësh. Trajneri ka folur për lojtarët që ka në dispozicio­n dhe ata që nuk do të jenë në fushë në ndeshjen e sotme. "Kemi 16 lojtarë të shëndetshë­m, kjo do të na mjaftojë të mbushim fushën e lojës dhe pankinën. Skuadra është mirë dhe do të japë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Benfikës. Ka qenë një muaj jo i thjeshtë për ne, pasi humbëm shumë lojtarë cilësorë, por do t'ia dalim", u shpreh trajneri. Kujtojmë që Rafinja, Koman dhe Toliso nuk kanë udhëtuar për në Portugali, ata do të mungojnë me muaj të tërë. Trajneri Kovaç, më pas, i pyetur për rëndësinë e ndeshjes, përgjigjet: "Ndeshja e parë në grup është shumë e rëndësishm­e, pavarësish­t se në çfarë kompeticio­n luan. Kemi ardhur këtu për të fituar". Në lidhje me portugezin Sançez Kovaç u shpreh se: "Ai ka bërë përmirësim­e të mëdha, sidomos në aspektin mendor është më i rritur. Lojtarëve të rinj duhet t'u japësh më shumë kohë për të treguar veten, atyre u duhet pak për t'u integruar në skuadër. Ai është shumë i gëzuar që ka ardhur në shtëpinë e tij, i uroj atij më të mirat".

NOJER: DUAM TRI PIKËT Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, ishte së bashku me trajnerin Kovaç në konferencë­n për shtyp. Portieri i gjermanëve është optimist për suksesin e skuadrës së tij dhe beson se ajo do të arrijë të tregojë veten e saj. "Duam tri pikët, nuk kemi ardhur për pushime në Lisbonë. Në kampionat kemi bërë mirë dhe kështu duam të vazhdojmë edhe në Champions. Një fillim i mirë do të na e bënte më të lehtë rrugën tonë në Champions",

u shpreh Nojer. Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për Bajernin dhe kjo u vu re edhe në sezonin e kaluar,

ku ai mungoi pasi u dëmtua në fillim të sezonit, duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania