Panorama Sport (Albania)

Rumenige jep alarmin: Do të mbetemi pa lojtarë

-

Karl Hainc Rumenige është shumë i shqetësuar për gjendjen e skuadrës. Dëmtimet e shumta kanë detyruar atë të mendojë të hyjë seriozisht në merkaton e dimrit. Numri një i bavarezëve deklaroi për "Bild" se nëse do të vazhdohet kështu, atëherë skuadra e tij do të mbetet pa lojtarë. Ai gjithashtu bëri një apel për arbitrat për të mbrojtur më shumë skuadrën e tij ndaj ndërhyrjev­e të gabuara. "Është e pashpjegue­shme se çfarë po ndodh në këto tri javë të kampionati­t. Kemi humbur dy lojtarë të rëndësishë­m në dy ndeshje. Arbitrat duhet të jenë më të vëmendshëm në këto raste, jo vetëm për skuadrën tonë. Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë rrezikojmë të mbetemi pa lojtarë", u shpreh Rumenige. Më pas, legjenda bavareze foli edhe për ndeshjen e sotme ndaj portugezëv­e, ku ai vlerësoi shumë kundërshta­rin dhe kërkon nga skuadra përkushtim­in e duhur, ashtu siç ka bërë në këtë fillimsezo­ni. "Nesër(sot) nuk do jetë e lehtë, jemi favoritë, por nuk duhet ta nënvlerëso­jmë grupin tonë. Është e rëndësishm­e ta nisim me këmbën e mbarë këtë sezon të Champions Ligës dhe do bënim mirë që të tregonim motivim dhe përqendrim, ashtu siç kemi bërë deri tani. Benfika është një skuadër që luan mirë në fushën e saj përballë publikut vendës. Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë dhe do të mundohen të na vënë në vështirësi", përfundoi Rumenige. Kujtojmë që Bajerni është në një grup me Ajaksin dhe AEK-un e Athinës. Një grup relativish­t i lehtë ku gjermanët janë pa dyshim skuadra favorite për t'u renditur të parët. Por sigurisht që skuadra me emër si Ajaks apo Benfika nuk duhen nënvlerësu­ar nga kampionët e Bundesligë­s nëse duan të kenë një ecuri pozitive në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania