Panorama Sport (Albania)

Gazidhis te Milani, vjen “mbreti” i financave

Ish-administra­tori i Arsenalit: Do të rikthehemi në krye

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lajmi ishte në ajër, por dje ka ardhur edhe zyrtarizmi. Ivan Gazidhis largohet nga Arsenali për të firmosur me Milanin. Ai që ka qenë njeriu i llogarive të "Topçinjve" në vitet e fundit, është gati për të zbarkuar në "Casa Milan" për të mbuluar rolin e administra­torit të deleguar dhe duke plotësuar në këtë mënyrë të gjithë organikën drejtuese të klubit të drejtuar nga Paolo Skaroni. Vetë klubi anglez e lajmëroi këtë lëvizje në adresën e tyre zyrtare dhe më pas ishte Milani që vijoi me zyrtarizim­in e kalimit të drejtuesit afrikano-jugor me Ivan Gazidhisin, që do ta marrë detyrën e re te Milani vetëm më 1 dhjetor 2018.

Profili i Gazidhis - Pasi ka luajtur një rol thelbësor në krijimin e "MLS"-së amerikane (Ligës dhe kampionati­t profesioni­st të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), në vitin 2009, Ivan Gazidhis u zyrtarizua si administra­tori i deleguar i Arsenalit. Nën drejtimin e tij, Arsenali ka fituar 3 "FA Cup" dhe është kualifikua­r në Ligën e Kampioneve për tetë sezone me radhë. Gazidhis gjithsesi ka meritat e projekteve

thelbësore ekonomike të ngritura, si kuotimi në bursë e Arsenalit, falë të cilit londinezët dyfishuan të ardhurat vjetore në një kohë fare të shkurtër, duke kaluar tashmë 400 milionë sterlinat, falë punës së një stafi prej 600 personash të përzgjedhu­r prej tij. Dhe të njëjtën kohë, mund të punojë që ta bëjë edhe me Milanin, i cili ka shumë nevojë për të shëndoshur bilancet. Në të njëjtën kohë, Gazidhis mbulon detyra të ndryshme në organe drejtuese të futbollit europian, si këshilltar direktiv i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA); shef

i grupit të punës dhe marrëdhëni­eve institucio­nale të "ECA"-s; drejtues i panelit statutor "ECA" (president); president i "Profession­al Game Board", anëtar i "Football Stakeholde­rs Committee" në FIFA si dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin

e Federatës Angleze të Futbollit. Detyrat e para që pritet të marrë në dorë Gazidshis do të jetë pikërisht rishqyrtim­i i shifrave të Milanit, bisedimi i mundësisë së futjes së klubit në bursë, planifikim­i i buxheteve të së ardhmes dhe "pajtimi" me UEFA-n për çështjen e "fair play"-t financiar, por, pse jo, edhe mundësia e bisedimit dhe afrimi i sponsorëve të ndryshëm, për të financuar edhe stadiumin e ri të Milanit. Për sa u përket sponsorëve, kujtojmë se tek Arsenali, pas mbërritjes së tij, ai detyroi kompaninë "Fly Emirates" që të pranonte të rriste përfitimin vjetor,

nga 5.5 në 40 milionë sterlina në vit.

Fjalët e para - Pasi ra dakord me Arsenalin dhe zyrtarizim­in e marrëveshj­es me "Djallin", kanë ardhur edhe fjalët e para si milanist të Ivan Gazidhisit. "Jam shumë entuziast që të pranoj këtë sfidë të re dhe do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për të rikthyer Milanin në majë. Kam mundësinë që të nis këtë punë të re (nga 1 dhjetori 2018) duke besuar te një grup lojtarësh të talentuar, por edhe disa kolegëve me emra madhështor­ë, që punojnë me impenjim të madh si Leonardo, Maldini dhe Gatuzo".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania