Panorama Sport (Albania)

Milan, nuk ke kuptuar ende si t’i shërbesh Higuainit

-

Pas asistit fitues për Kutronen kundër Romës te goli (i pari me bluzën kuqezi), që evitoi humbjen në fushën e Kaljarit, Milani mund të mbështetet më në fund te një bomber i nivelit ndërkombët­ar si Gonzalo Higuain, por ka një problem... Më saktë, një aspekt negativ: mungesa e kapaciteti­t të skuadrës për të dialoguar me "Pipita"-n.

KËRKOHET BASHKËPUNI­M

Nervozizmi i argjentina­sit pas vërshëllim­ës finale në ndeshjen kundër Kaljarit, i fokusuar nga kamerat e "Sardenja Arena"-s, ishte aq evident sa edhe i kuptueshëm. Frustrimi i Higuainit mund të jetë i motivuar edhe nga ideja i të qenit në një dimension të ri, në një klub, që për motive evidente, ka si objektiv maksimal fitimin e një vendi në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm dhe jo atë të fitimit të titullit kampion. Por kësaj i shtohet gjithashtu edhe problemi i bashkëpuni­mit mes ish-juventinit dhe shokëve të skuadrës, sidomos me ata që kanë detyrën ta furnizojnë me topa, Suso dhe Çalhanoglu mbi të gjithë.

FURNIZUESI­T

Higuain nuk po jep në fushë atë që di të bëjë më mirë, për faktin se Suso vazhdon ta mbajë shumë gjatë topin, duke munguar në këtë mënyrë me pasimet vertikale për "Pipita"-n, ndërsa Çalhanoglu, në Kaljari nuk arriti që të hyjë kurrë në lojë. Por, ka edhe më shumë: jo vetëm Higuain shërbehet pak dhe keq në thellësi, por kur vjen përpara në ndihmë të skuadrës, për të provuar që të bëjë lojë, asnjë nuk e zëvendëson në brendësi të zonës, në vendin e lënë bosh prej tij. Shkurt, trajneri Xhenaro Gatuzo duhet ta zgjidhë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur këtë problem. Këtë vit, Milani ka një kampion të vërtetë përpara, të cilit i mjafton një top i saktë për të bërë diferencën, por ajo që duhet të kuptojnë të gjithë është se duhet ta shërbejnë në kohën dhe mënyrën e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania