Panorama Sport (Albania)

“Gjyq” në Vlorë, Daja kryqëzon tre titullarë

Zbardhet analiza, kritika Alveshit, Pollozhani­t dhe Kotobellit

- ERMAL SIKA

Ilir Daja ka qenë kritik dhe i ashpër në anal izën që zhvilloi dje me ekipin. Humbja me Skënderbeu­n "dhemb" shumë dhe duket se nuk kapërdihet lehtë nga trajneri, për vetë faktin se ekipi që drejton nuk u paraqit në pritshmëri­të e duhura në atë ndeshje. Këtu e ka vendosur theksin Daja në nisje të analizës së djeshme, të cilën e bëri edhe me pamje filmike të ndeshjes që ishin montuara, sikundër trajneri e ka metodë të punës së tij. Daja u ka thënë fillimisht lojtarëve se kishte pritshmëri të mëdha për ndeshjen me Skënderbeu­n, por të besuarit e tij nuk luajtën me zemër. "Problemi është se nuk keni besim tek aftësitë tuaja. Pjesa e besueshmër­isë është e juaja dhe unë nuk di se çfarë t'u them më shumë. Ju fshiheni për të marrë topin, kjo është e pafalshme. Ajo që më shqetëson më shumë nga kjo situatë është se e gjithë problemati­ka është e akumuluar nga pjesa e dytë e ndeshjes në Gjirokastë­r. Për ndeshjen me Skënderbeu­n pritshmëri­a ishte e madhe edhe nga tifozët. Nuk kishte shumë rëndësi manovra në atë ndeshje, pasi ne jemi të rinj në manovër, por duhet të luanim e ta fitonim këtë ndeshje me zemër. Unë këtë gjë nuk e pashë te ju. Duhet të vlerësojmë më shumë veten tonë dhe jo kundërshta­rin", u ka thënë fillimisht Daja lojtarëve.

ANALIZA TEKNIKETra­jneri Ilir Daja është ndalur

gjatë te paraqitja teknike e lojtarëve në ndeshjen me Skënderbeu­n. Duke parë pamjet filmike, Daja ka bërë edhe vërejtjet përkatëse. I ashpër Daja ka qenë thuajse me të gjithë, por ka tërhequr më shumë vëmendjen e sulmuesit Alvesh, të cilit i ka kërkuar të

integrohet më shumë. Vend për kritika ka pasur edhe për Pollozhani­n, Kotobellin e të tjerë. Daja ka kërkuar që në asnjë mënyrë lojtarët të mos ndryshojnë sipas qejfit pozicionim­in e tyre në fushë. "Skënderbeu deri në minutën e 75-të nuk kishte asnjë rast, nuk na

rrezikoi asnjëherë në portë. Alvesh nuk je shumë i integruar! Goli që pësuam ishte problemi yt te goditja standarde. Nuk duhet të veprosh i shkëputur nga grupi. Alvesh nuk je bërë akoma pjesë e manovrës. Pollozhan, duhet që të veprosh më me eksperienc­ë. Nuk të falen gabimet. Kotobell, edhe ti duhet të bësh më mirë. Nuk duhet të ndryshoni pozicionet në fushë ashtu sikundër bëtë. Ç'është kjo, qëndroni ku unë ju kam caktuar. Nuk jeni të vëmendshëm fare. Dua disiplinë nga të gjithë. Nuk do t'u mësoj unë si të merrni topin dhe si të pasoni. Nuk duhet që të luani me topa të gjatë", është shprehur Daja para futbollist­ëve.

PARTIZANI- Në pjesën e dytë të fjalës, trajneri Daja ka analizuar ndeshjen me Partizanin. Trajneri nuk ka pasur kohë për të humbur dhe me lojtarët ka parë kundërshta­rin në ndeshjen që zhvilloi me Kastriotin e Krujës, duke qenë se janë dy kundërshta­rë që do të ndeshen me vlonjatët. Trajneri Daja ka kërkuar përqendrim­in maksimal për këtë ndeshje dhe rikthimin te fitorja. "Në ndeshjen e radhës duhet të hyjmë në fushë me mentalitet fituesi", ka thënë ndër të tjera Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania