Panorama Sport (Albania)

Juventusi u falet penalltive, Ronaldo të kuq dhe lot

CR7 humb edhe duelin me Murinjon, e motra: Duan ta shkatërroj­në Reali dhe Bajerni pa frena, Siti del huq në shtëpi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Quajeni mallkim spanjoll apo një sindrom e kartonit të kuq në Champions, sepse mund të ndryshojë qyteti (nga Madrid në Valencia), mund të ndryshojnë protagonis­tët (nga Bufon te Ronaldo), por pak muaj më vonë historia përsëritet. Juventusi e pati mbyllur edicionin e kaluar të turneut me të kuqen në drejtim të Xhixhi Bufonit në shtëpinë e Realit, ndërsa dje në debutimin e "Mestalla"-s i takoi Kristiano Ronaldos që të ndëshkohej në mënyrë të ashpër me të kuqin direkt në minutën e 29-të të pjesës së parë, pas një goditjeje me kokë ( ndoshta një kapje flokësh) ndaj rivalit Murijo. Në këtë mënyrë, "Zonja e Vjetër" humb njeriun e saj të Champions-it, por jo toruan, sepse edhe në inferiorit­et numerik arrin që të fitojë 2-0 (dopio-penallti e Pjaniçit), duke u dërguar një mesazh të qartë edhe pretendent­eve të tjera për fronin europian se "Jemi të gjallë edhe pa CR7-ën".

I KU DHE LOT - Juventusi e kishte nisur frikshëm sfidën, duke i shkuar pranë golit në 3 raste, nga jo më shumë se 3-4 metra larg portës: në fillim Manxukiç godet lart mbi traversë_ Khedira shpërdoron akoma më turpshëm, ndërsa Bernardesk­i gjen trupin e mbrojtësit, pas një rrëmujë në zonë. Por nëse fillimisht ishte dëmtimi i Khedirës që mund të duhej si dramë, ndoshta bardhezinj­të as që e kishin imagjinuar momentin e minutës së 29të: Ronaldo ka një kontakt në zonë me Murijon, mbrojtësi mbetet në tokë me portugezin që i irrituar nuk e lejon të çohet dhe më pas i vë një dorë në kokë, por më shumë sesa një tërheqje flokësh duket si një shtytje nervoze. Arbitri gjerman, Feliks Brysh (i njëjti i finales së Kardifit për bardhezinj­të) i tregon të kuqin, por pas sinjalizim­it të bërë me bindje nga asistenti i portës, Marko Fritc, të cilin Brysh e pyet tri herë: Është i kuq? Duke marrë si përgjigje konfirmimi­n. Ronaldo lëshohet në tokë i dëshpëruar, por ndërsa del nga terreni i lojës, duke qarë dhe duke u qetësuar edhe nga shokët e skuadrës, ai vazhdonte të përsëriste: "Nuk kam bërë asgjë". Vendimi i arbitrit ishte i vështirë për t'u kuptuar, edhe pse ka ndarë jo pak opinionin sportiv, ndonëse tashmë që gjithçka është vendosur, sipas rregullore­s së UEFA-s, Ronaldo për të kuqin direkt duhet të vuajë jo një, por dy ndeshje pezullim. Kjo do të thotë se do të mungojë në Torino kundër Jang

Bojsave dhe në transfertë kundër Mançester Junajtid.

DOPIO PJANI - Por Juventusi me 10 lojtarë nuk dorëzohet, përkundraz­i reagon fort siç duhet, duke gjetur edhe avantazhin. Pareho ndërhyn me takat në fytyrë ndaj Kanselos, që kishte goditur traversën dhe penallti: në të 45-ën, Pjaniç është i ftohtë dhe godet saktë.

Por boshnjaku, me t'u rikthyer nga dhomat e zhveshjes do të përsëritet, pasi në minutën e 50-të ishte Murijo që shtrin në zonë Bonuçin dhe sërish penallti dhe 2-0 për Juven. Madje, një penallti e tretë do të akordohet në minutën e katërt shtesë, për Valencian, por Shezni ndal Parehon dhe shifrat nuk lëvizin.

 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo duke parë nga Alegri i përlotur
Ronaldo duke parë nga Alegri i përlotur
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania