Panorama Sport (Albania)

Bregu: Nuk e falim Tiranën, do jemi kampionë

"Isha protagonis­t te goli i dytë, e kam treguar veten kudo"

- LLAZI SARO

Fitorja e fundit ka sh tuar "urinë" e Skënderbeu­t dhe të Dejvi Bregut mbi të gjitha. Në konferencë­n e dhënë për mediat, sulmuesi ka analizuar ndeshjen e fundit me Flamurtari­n dhe është ndalur te Tirana. Në Vlorë nuk u pa Bregu i zakonshëm në fushë, e megjithatë 22-vjeçari mendon ndryshe. Ai kujton se ishte protagonis­t te goli i dytë dhe evidenton se vlerat e veta i ka dëshmuar kudo që ka luajtur. Ndien keqardhje që ndaj bardhebluv­e stadiumi do të jetë bosh, por shfaq siguri që edhe këtë javë do t'ia dalin.

Një fitore e rëndësishm­e në Vlorë. Tashmë s'ka më sekrete, Skënderbeu mbetet pretendent?

Normal që Skënderbeu si çdo vit është pretendent­i kryesor për titull. Këtë gjë e tregon fusha. Kështu bëmë në Vlorë, ku morëm një fitore mjaft të rëndësishm­e, e cila na jep besim për vijimësinë.

Kjo do të thotë se, pavarësish­t ndryshimev­e, tashmë duhet të pranoni se jeni për titull?

Nuk më takon mua të flas për këtë. Trajneri na ka thënë që kemi si objektiv të vetëm ndeshjen e radhës dhe kjo për ne është primare. Më pas të tjerat do t'i tregojë fusha.

Ndaj 6lamurtari­t nuk ishit ai 7regu i zakonshëm. Ndikoi fakti që luanit në qytetin tuaj?

Jo, është një ndjesi tjetër që luaja në shtëpinë time. Unë isha në fushë dhe madje pro-

tagonist në golin e dytë. Por që ishte një ndeshje që u bë më shumë lojë nervash dhe arritëm ta fitonim ne.

Çfarë do të thoni me lojë nervash?

Kam parasysh publikun, ambientin dhe gjithçka që përbënte atë ndeshje. Dejvi Bregu e ka treguar veten si në Vlorë apo në çdo qytet tjetër.

Ky ekip po funksionon mirë tani?

Po, është normale që do të vijmë në rritje. Ambienti në Korçë është favorizues dhe mund të luash i qetë, jashtë çdo presioni. Kjo i bën mirë ekipit që mendon vetëm të rritet.

Nga ana tjetër gëzoni një gjendje të shkëlqyer si ekip...

Kjo është meritë e përgatitje­ve që bën me ne stafi teknik dhe sidomos përgatitës­i Kosta që duhet ta falënderoj­më. Dëshira që ka ky ekip duket qartë.

Në takimin kundër Tiranës bën punë vetëm fitorja apo do i kënaqeshit edhe barazimit?

Mendoj se po, ndaj Tiranës është një ndeshje e vështirë dhe vlerësojmë kundërshta­rin maksimalis­ht, por do të luajmë të përqendrua­r vetëm për fitore.

<o të jetë një ndeshje pa tifozë, e vështirëso­n kjo këtë ndeshje?

Sigurisht që po, do të jetë më e vështirë. Por e përsëris, ne do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren, ashtu siç bëmë në Vlorë.

Senatorët si =uzaka, Radas dhe Vangjeli mund të quhen balancues të lojës me plot gojë?

Sigurisht që po, dihen vlerat e tyre. Janë "liderët" e Skënderbeu­t. Mendoj se të gjithë duhet të falënderoj­më Radasin në ndeshjen e fundit, pasi dha shpirtin në fushë, edhe pse me injeksione, për shkak problemeve që ka në shpinë. Këtë gjë nuk e bëjnë të gjithë.

Luftëtari nga ana tjetër @ pikë, a ju vjen keq?

Normale që më vjen keq, pasi kam kaluar sezone të mira në Gjirokastë­r dhe për fat të keq i shoh në një pozicion të tillë. Duhet që të dalin sa më shpejt nga kjo situatë dhe jam i bindur se do të ndodhë shumë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania