Panorama Sport (Albania)

Berisha titullar, zbulohen ndryshimet

Jashtë o hallari për kartonë, skuadra qetësohet pas stuhisë së para dy ditëve

- OLSI AVDIAJ

Tirana gjen 11- shen anti- Skënderbeu! Edhe pse duhen edhe tri ditë nga sfida e së shtunës me korçarët, trajneri Ze Maria ndonëse ka disa probleme të vogla, duket se ka vendosur për formacioni­n. Në këtë sfidë do të mungojë Erjon Hoxhallari, i penalizuar nga kartoni i kuq, i marrë në sfidën me Luftëtarin. E mira e Hoxhallari­t është se rikthehet në derbi. Gjithsesi, Ze Maria duket se ka gjetur zëvendësue­sin. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili do të luajë majtas, ashtu siç bëri nga minuta e 55të në sfidën me Luftëtarin, kur Hoxhallari la skuadrën me 10 veta. Spostimi i Imamit majtas hap një gropë në qendër të mbrojtjes me Turtullin, i cili edhe pse ka probleme në kavilje do të jetë në qendër të mbrojtjes. Vendi tjetër në mbrojtje "luhet" mes Cakes, Atingës e Berishës, ndonëse ky i fundit mund të jetë për herë të parë titullar në Superiore. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ajo do të jetë e njëjtë si në sfidën me Luftëtarin. Në portë do të luajë Ilion Lika, Doka

do të pozicionoh­et djathtas mbrojtjes. Mesfusha do të jetë me tre lojtarë ku nga minuta e parë e nisin Daja-Maveje dhe Hasani. Në sulm kemi treshen Blazhevski në qendër, i avancuar me Kobinën dhe Oduamadin nga krahët, por edhe me Sentamunë që mund të luajë

nga minuta e parë, sepse është i preferuari i trajnerit Ze Maria.

ANALIZA - Trajneri gjatë stërvitjes së djeshme të zhvilluar paradite është marrë shumë me mbrojtësit. Për gati 30 minuta ai ka folur me lojtarët për të harmonizua­r këtë repart. Në lojë kanë hyrë edhe Lika e mesfushorë­t. Prej kohësh, Ze Maria mendon se mbrojtja është "Thembra e Akilit" në skuadër dhe disa herë është marrë me ta, por akoma braziliani nuk ka gjetur një ekuilibër në këtë repart, shumë të rëndësishë­m për ekipin.

ET SIA - Pas shkelmave të një dite më parë ku pati sakatime lojtarësh, te Tirana ka pasur qetësi. Për më shumë se 30 minuta skuadra është stërvitur pa zhurmë, madje trajneri ka kërkuar qetësi për sfidën me korçarët. Braziliani ka kërkuar më shumë kujdes, pasi dëmtimi i një shoku për të qenë në formacion, është dëm për skuadrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania