Panorama Sport (Albania)

Shefi i klubit durrsak: Teuta për Europë, pres fitore në Gjirokastë­r

Enid Furxhi: Kemi besim te stafi dhe lojtarët, do arrijmë synimet

-

Klubi i Teutës ka pasur një agjendë të ngarkuar dje, teksa fillimisht është bërë një mbledhje mes presidenti­t, shefit të klubit, stafit teknik dhe drejtorit të akademisë. Pas ndryshimev­e më të fundit foli për "Panorama Sport", shefi i ri i klubit, Enid Furxhi.

Si e pritët emërimin në postin e ri?

Natyrisht që ndihem i lumtur. Është një vlerësim i madh nga kryesia ndaj meje dhe në të njëjtën kohë një përgjegjës­i. Prej vitesh duke mbuluar pozicione të ndryshme kam qenë afër klubit dhe tani ndihem mirë që jam akoma dhe më afër dhe më jepet

mundësia të kontribuoj për Teutën.

Ju bind Teuta e këtij sezoni? Ekipi ka pësuar shumë ndryshime, por po punojmë të gjithë së bashku të rikthejmë Teutën aty ku i takon. Konkluzion­e është herët të nxjerrim, por mund t'ju them që jemi në

rrugën e duhur.

Objektivi është Europa? Pa dyshim që ekipi i ka të gjitha shanset t'i shkojë deri në fund objektivit dhe ta realizojë atë. Kemi ndërtuar një grup solid, që së shpejti do sjellë frytet e veta.

Humbja me Kukësin, sa ka

ndikuar në skuadër?

Ndeshja me Kukësin ishte thjesht çështje fati. Nëse do të shënonim në fund, tani do flisnim ndryshe. Morali është i lartë, si te stafi, por edhe te lojtarët, të cilët kanë plotësisht besimin e kryesisë.

Ndeshja e radhës është ndaj një kundërshta­ri si Luftëtari, që është i etur për pikë...

Ne i respektojm­ë të gjithë kundërshta­rët, pa asnjë lloj diference. Në Gjirokastë­r do të shkojmë vetëm për 3 pikët. Duhet të tregohemi më cinik.

Në katër javë sulmi ka realizuar vetëm 1 gol, jeni i zh- gënjyer?

Është një çështje ngërçi dhe ambientimi, sepse vijmë pas një merkato në të cilën ekipi ka ndryshuar thuajse plotësisht. Të gjithë kemi besim se nga java e ardhshme gjërat do të ndryshojnë për mirë. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania