Panorama Sport (Albania)

Ndreu “gradohet” drejtor te Kukësi

Në skuadër gjen Armando Cungun, me të cilin ka fituar një Kupë kur drejtonin te Laçi

- SKERDILAID SULOZEQI

Ramazan Ndreu ësh të emëruar dje drej tor menaxhimi i skuadrës së Kukësit. Lëvizje surprizues­e në orët e fundit në klubin e Kukësit. "Panorama Sport" mësoi ekskluzivi­sht se ish- trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, do të merrte një post drejtuesi te nënkampion­ët në fuqi. Pozicioni i tij ka të bëjë me lidhjen e ekipit në aspektin sportiv me pjesën e jashtme të klubit, që do të thotë se ish-trajneri i njohur do të jetë personi që do përfaqësoj­ë ekipin dhe klubin në marrëdhëni­et me jashtë. Një rol pak a shumë i ngjashëm me atë që mbeti vakant kur nga klubi u largua menaxheri i përgjithsh­ëm i klubit, Naim Halili. Ramadan Ndreu është një personazh i njohur në sportin shqiptar, i cili ka drejtuar ekipe si Kastrioti i Krujës, Laçi, Kamza, madje ai ka kryer shpeshherë dhe rolin e drejtorit teknik në këto ekipe.

Ramadan Ndreu është një njohje e vjetër shoqërore e presidenti­t Safet Gjici, por dhe pse nuk kanë punuar së bashku, të dy janë parë disa herë duke biseduar në kafe, sidomos kur Ndreu ka qenë drejtor apo trajner te Laçi. Dhe shoqëria mes tyre është shfrytëzua­r për mirë nga të dyja palët. Duke parë vendin vakant që kishte mbetur, presidenti Gjici ia ka ofruar menjëherë këtë pozicion ishtrajner­it. Ndreu gjen te Kukësi trajnerin Cungu, ku të dy në krye të Laçit fituan dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2015- 2016, mundën pikërisht Kukësin në finale.

Klubi - Afrimin e Ramadan Ndreut klubi e ka njoftuar dhe nëpërmjet faqes zyrtare në "Facebook". "Ramadan

Ndreu, emërohet drejtor menaxhimi i FK Kukësit. Ramadan Ndreu, që nga sot (dje) do të jetë Drejtor Menaxhimi tek FK Kukësi. Z. Ndreu, një emër i njohur i futbollit shqiptar në fushën e trajningut,

por dhe menaxhimit merr ketë besim nga presidenti dhe klubi në një moment të rëndësishë­m, kur ekipi ka objektiv madhor marrjen titullit kampion. Përvoja e z. Ndreu do të jetë një ndihmë

e madhe për klubin dhe menaxhimin e tij. Klubi ynë po shkon drejt standardev­e europiane dhe një rëndësi të madhe i kushton dhe organikës dhe stafit profesioni­st", shkruante klubi i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania