Panorama Sport (Albania)

Idrizaj: Duro po na transformo­n psikologji­kisht

Mbrojtësi: Me Kukësin përballje e vështirë, Rexhinaldo i frikshëm por jo i papërmbajt­shëm

-

Hektor Idrizaj mendon se Rexhinaldo duhet të respektohe­t, por është një sulmues i kontrollue­shëm. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi vlonjat i Kamzës analizon gjendjen e ekipit si dhe flet për trajnerin e ri në ekip, Klodian Duro. Idrizaj pranon se Duro ka sjellë një frymë të re në skuadër. Ja intervista me mbrojtësin.

Idrizaj, keni një përballje mjaft të vështirë këtë të diel kundër Kukësit. Do ta synonit përsëri fitoren apo dhe me një barazim do të ishit të kënaqur?

Të jetosh një ndeshje është shumë e vështirë, pasi nëse do ta dinim, nuk do të kishte emocione futbolli. Dihet që futbolli, ka të papriturat e veta. Është një ndeshje për t'u vlerësuar, pasi Kukësi normalisht ka pretendime­t e veta dhe kualitetet e veta. Ajo që mund të them, është se ne do të japim maksimumin, duke vlerësuar kundërshta­rin, e nëse e japim maksimumin gjithnjë, patjetër që edhe do të dalim të kënaqur.

Cila mund të jetë risia që trajneri Duro ka sjellë në skuadër? Risia e re për mendimin tim është ana psikologji­ke, e cila na ka munguar pak këto tri javët e para të kampionati­t. Trajneri ka përçuar një besim shumë të madh në skuadër, në mentalitet­in e tij që ka qenë futbolli i fortë i një niveli të lartë, kështu edhe ky trajner e ka në bindje këtë.

Ku mendoni se do të jenë anët më negative te skuadra kundërshta­re, në mënyrë që ju ta godisni atë?

Nuk mendoj kështu, çdo ekip ka anët pozitive dhe anët negative gjatë zh- villimit të ndeshjes. Secila ndeshje ka specifikat e veta dhe nuk mund të përsëriten. Ky është futbolli. E thashë që arma jonë si lojtar është që të japim 100 për qind nga vetja jonë, maksimumin e mundshëm.

Ju si mbrojtës, a e mendoni të frikshëm Rexhinaldo­n. Ka shënuar 4 gola?

Rexhinaldo është i frikshëm, por jo i papërmbajt­shëm. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania