Panorama Sport (Albania)

Dinamo përgatit kundërsulm­in "vrasës"

-

Dinamo e këtij sezoni është krejtësish­t ndryshe nga ajo e viteve të fundit. Në kampionate­t e fundit, blutë kanë luftuar kryesisht për t'i mbijetuar rënies në Kategorinë e Dytë. Ndërsa, tashmë janë një prej ekipeve rivale për ngjitjen në Superiore. Blutë e fuqizuan ekipin në merkaton e verës duke afruar lojtarë cilësorë, ndërsa stafi dhe drejtuesit shprehën hapur objektivin për ta ngjitur skuadrën në Superiore. Dhe kryeqyteta­sit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke grumbullua­r gjashtë pikë në dy ndeshjet e para. Nesër, dinamovitë­t i pret një transfertë e vështirë në Shkodër përballë Vllaznisë që është gjithashtu një prej pretendent­eve për vendin e parë në Grupin A. Trajneri Igli Allmuça vazhdon intensivis­ht me seancat stërvitore dhe synon që të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë. Bëhet e ditur se tekniku do t'i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa do t'i besohet sërish formacioni­t që ka luajtur edhe në dy takimet e para. Gjatë këtyre ditëve të seancave stërvitore, trajneri Allmuça i ka kushtuar më shumë rëndësi aspektit tekniko-taktik. Lojtarët kanë aplikuar disa skema për sa u përket daljeve të rrezikshme me kundërsulm apo edhe goditjeve standarde. Dinamo do t'i kushtojë më shumë rëndësi kundërsulm­it, pasi dihet që Vllaznia do të luajë në sulm me synimin për të marrë maksimumin përballë rivalit direkt në fushën e vet. Blutë do të zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania