Panorama Sport (Albania)

Memushaj rrëfen vuajtjet: Nuk kisha as... këpucë

"Simpatizoj Interin, frymëzimi im në futboll ishte Ronaldo"

-

Ledian Memushaj ka emigruar në Itali në vitin 1997. Ka qenë periudha kur në Shqipëri flitej më tepër për firmat piramidale dhe luftën që shpërtheu. Por, në Vlorë në atë kohë të gjithë po tentonin shtetin fqinj dhe mesfushori i Kombëtares ishte një nga ata, që pasi emigroi në Itali, realizoi edhe ëndrrat që kishte. Memushaj është rritur në qytetin e Peskarës dhe dy sezone më parë luajti me shiritin e kapitenit në krah për "delfinët" në Seria A. Më pas vlonjati kaloi një sezon te Benevento, por këtë verë u kthye përsëri te Peskara. Dje, në një intervistë për televizion­in italian, "Rete 8", mesfushori tregoi vuajtjet në fillimet e karrierës dhe momentin kur realizoi ëndrrën me Peskarën. "Kur isha i ri shkova të provohesha për një skuadër në Kremona. Nuk kisha këpucë futbolli, por atlete vrapimi. E megjithatë, pas vetëm 2 minutash që po luaja, ndaluan gjithçka dhe më bënë të firmos, pasi kishin vendosur. Deri në moshën 21 vjeç ende nuk mund të federohesh­a në Ligat Profesioni­ste për probleme burokratik­e. Për fat gjërat u zgjidhën shumë shpejt", rrëfen 31-vjeçari, për të folur më pas për Peskarën. "Natën kur siguruam kalimin në Seria A isha në grumbullim me Kombëtaren në veri të Francës, ku po përgatites­him për Europianin. Ishim në një vend të humbur dhe nuk punonte mirë as interneti. Ndeshjen e ndoqa vetëm me tekst në internet, jo në TV. Po vija vërdallë në dhomë si i çmendur. Në fund u lumturova shumë, madje po e pranoj se më shpëtoi edhe një pikë loti. Këtu ndihem si në shtëpi. Jam i lumtur që u riktheva te Peskara", shprehet Memushaj.

SIMPATITË- Mesfushori tregon se për cilën skuadër bën tifo. "Simpatizoj Interin, por jo se jam tifoz. Frymëzimi im ishte Ronaldo, ai i vërteti, pasi mbërrita në kohën e tij", thotë lojtari kuqezi, i cili ka luajtur 29 herë me Shqipërinë dhe ka shënuar një gol në fitoren 0-3 ndaj Izraelit. I pyetur për Kombëtaren, Memushaj flet për emocionet që ka përjetuar në sfidën me Italinë kundër Shqipërisë. "Të ishte për mua do t'i këndoja të dy himnet në eliminator­et e Botërorit. Të Italisë e këndova në një moment me vete, pasi tashmë e kam mësuar", përfundoi mesfushori, i cili këtë sezon luan në Serinë B pas ofertës së Peskarës. Pas tri javëve kampionat, Memushaj ka luajtur në të gjitha takimet, ku skuadra e tij ka arritur një fitore dhe dy barazime. Edhe pse 31 vjeç, vlonjati ëndërron të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit italian, pse jo me Peskarën sërish, siç bëri dy sezone më parë. Aventura në kampionati­n e kaluar te Benevento ishte e pafat, pasi skuadra zbriti në Serinë B. Megjithatë, Memushaj është nga ata futbollist­ë që nuk dorëzohet. Mesfushori ka qenë në fushë si titullar edhe në ndeshjen e fundit të Shqipërisë kundër Skocisë në Gllazgou.

ANALIZA

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania