Panorama Sport (Albania)

Shpëtim Duro: Ja pse vendosa të punoj në Kosovë

-

Shpëtim Duro është i bindur se mund të rinisë një karrierë të suksesshme nën drejtimin e klubit kosovar, Drita e Gjilanit. Pas aventurës në Maqedoni me Shkëndijën e Tetovës, Duro firmosi tri ditë më parë për Dritën dhe këtë fundjavë do të debutoi kundër Prishtinës, që drejtohet nga Mirel Josa. "Nuk kam vendosur menjëherë, sepse ka qenë një sezon i keq. Kriza ishte shumë e gjatë dhe kjo nuk është situatë pozitive. U binda se kontingjen­ti është i njëjtë nga viti i kaluar kur u shpallën kampion. Ngarkesa gjatë verës ndikoi disi, sepse Drita vinte nga një sezon i shkëlqyer, duke u shpallur kampione e Kosovës. Pranova sepse është respekt të marr ekipin kampion, por është edhe përgjegjës­i. Kam pasur në skuadrat e mia në Shqipëri shumë lojtarë nga Kosova. Gjithmonë kam pasur respekt, sepse janë profesioni­stë. E kam ndjekur kampionati­n kosovar prej dy- tri vitesh. Kam respekt për të gjithë, edhe për trajnerët, sepse kanë punuar në kushte shumë të vështira, pa ndonjë motivim, sepse Kosova nuk ka qenë në arenën ndërkombët­are. Ne kemi pasur avantazhin që kemi qenë të hapur dhe kemi eksperienc­ë të madhe", ka thënë fillimisht Duro për "SupeSport Kosova". I pyetur për situatën në ekip, ai shtoi: "Është krijuar një distancë me ekipet e tjera. Drita ka marrë shumë gola dhe duhet të punojmë në këtë aspekt. Kundërshta­ri i radhës, Prishtina, ka një skuadër cilësore. Dy ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishm­e. I kam ndjekur edhe derbit me Gjilanin, janë ndeshje si Partizani-Tirana", përfundoi Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania