Panorama Sport (Albania)

Kasemiro tërbon Modriçin: “Topi i Artë” për Ronaldon

"Krijuam 30 raste, Mariano do ta ndihmojë shumë skuadrën"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në fushën e lojës është i ashpër dhe nuk lëshon asnjë centimetër nga duelet me kundërshta­rin, por ashtu duket edhe në intervista. Sidomos, në këtë të fundit ku tregohet i drejtpërdr­ejtë dhe nuk mendon aspak të mbajë anën e shokut të skuadrës dhe të ndjekë politikën e Realit të Madridit gjatë kohëve të fundit. Të gjithë duan të trumbetojn­ë Luka Modriçin si fituesin e "Topit të Artë" në një garë, e cila mund të jetë me ishmadrile­nin Kristiano Ronaldo. Por, mesfushori­t brazilian Kasemiro nuk i intereson kjo gjë dhe zgjedh këtë të fundit si fituesin e çmimit më të madh individual. Kasemiro u rikthye titullar në ndeshjen e Champions-it dhe u vu re që është një lojtar i domosdoshë­m për ekipin madrilen.

Ka një temë të nxehtë gjatë kësaj kohe për "Topin e Artë". Mendoni se e meriton Modriç?

Unë mendoj se Luka ka qenë shumë i mirë këtë sezon dhe ka bërë gjëra pozitive, por nëse do të ishte për mua do t'ia jepja Kristiano Ronaldos.

Ndeshja ndaj Romës u duk një fitore e lehtë dhe e merituar...

Nuk ishte e tillë, por ne luajtëm shumë mirë. E patëm kontrollin e saj nga fillimi dhe deri në fund. Mos harroni që luanim ndaj një skuadre që vitin e kaluar arriti deri në gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve.

Por ama shpërdorua­t edhe shumë raste për të shënuar. Si korrigjohe­t kjo gjë?

Në këtë rast është mirë që të mbajmë mend faktin që krijuam shumë dhe arritëm të vinim në vështirësi një skuadër që di të mbrohet shumë mirë. Të krijosh 30 raste për gol ndaj një skuadre si Roma nuk janë pak. Kjo do të thotë se kemi shumë merita.

Mariano shënoi në tentativën e parë. Sa mund ta ndihmojë skuadrën?

Ai ka shumë dëshirë që të japë kontribut dhe shihet që është një lojtar i madh. Sezoni është i gjatë dhe besoj që do të na ndihmojë në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania